Flash News

KRYESORE

Eneda Tarifa jo më pjesë e jurisë, e zëvendëson Arilena Ara

Këngëtarja Eneda Tarifa nuk do të jetë pjesë e jurisë së  'The Voice Kids'. Lajmin e bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila shkroi në Instagram se shkak janë impenjimet e shumta televizive.

"Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit te jem pjesë e jurise së Voice Kids 3. I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri @aleksandergjokaofficial @miriamcani @renisgjoka dhe vecanërisht @ledionl për këtë bashkëpunim mbreslënës. Suksese të gjithë fëmijëve Le të fitojë më i miri", shkruan Tarifa.

Sipas 'Anabel.al, Eneda do të zëvendësohet nga këngëtarja e suksesshme Arilena Ara. Ndonëse Ara nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, siç janë këngëtarët e tjerë, ajo është tejet e suksesshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të fundit