Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Engel dhe Menendez, të shqetësuar me qasjen e administratës ‘Trump’ ndaj Kosovës dhe Serbisë
Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe senatori Bob Menendez, anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, i kanë bërë thirrje administratës së Trump të vazhdojnë mbështetjen diplomatike për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë të drejtë për të dyja vendet dhe në pajtim me ligjin amerikan dhe politikën e vjetër.
Në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeos, ligjvënësit kanë paralajmëruan se qasja e ashpër e administratës ndaj Kosovës po e penalizon padrejtësisht qeverinë e re të Kosovës dhe se fushata e e mosnjohjes e Serbisë kundër Kosovës dhe lidhjet e saj të ngushta me Kremlinin nuk po monitorohen.
“SHBA-ja ka ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj qeverisë së zgjedhur të Kosovës. Ndërsa jemi dakord se tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe – të cilat tashmë janë hequr – dëmtojnë kryesisht Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga qeveritë e botës, duke përfshirë edhe administratën e Trump.
Kosova është aleate e ngushtë e SHBA-së, dhe ne kërkojmë me ngulm nga ju që të ndërmerrni një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike”, kanë shkruar Engel dhe Menendez.
I nderuari Mike Pompeo
Sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit
2201 C St. NW
Washington, DC 20520
I dashur Sekretar:
Po ju shkruajmë për të shfaqur shqetesimin tonë për rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin negociator mes Kosovës dhe Serbisë.
Jemi të inkurajuar që Administrata ka dedikuar burime diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur historikisht një rol konstruktiv në rajon, që nga dhënia fund luftës në Bosnjë dhe kujdesi ndaj Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut, deri në njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës dhe mbështetjen e reformës demokratike në Serbi.
Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në mënyrë unike për të vazhduar këtë rol, dhe ne mbështesim një prani diplomatike shumë aktive të SHBA-së në të gjithë rajonin. Forca dhe qëndrueshmëria e përpjekjeve diplomatike amerikane do të jenë të suksesshme vetëm nëse bëhen në koordinim të ngushtë me aleatët tanë në Evropë. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane me aspirata përfundimtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe Kosova kërkon në të ardhmen anëtarësimin në NATO. Çdo përpjekje për të negociuar një zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhet në marrëveshje me Brukselin dhe kryeqytetet tjera kryesore në të gjithë kontinentin
Sidoqoftë, ne kemi qenë shumë të shqetësuar që SHBA-ja ka ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj qeverisë së zgjedhur në Kosovë. Ndërsa jemi dakord që tarifat e Kosovës për mallrat serbe – të cilat tani janë hequr – dëmtojnë kryesisht Kosovën dhe qytetarët e saj, ky mjet është përdorur nga qeveritë në të gjithë botën, duke përfshirë shpesh administratën Trump. Kosova është një aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara dhe ne ju bëjmë thirrje që të adoptoni një qasje të durueshme dhe konstruktive me qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne jemi më tej të shqetësuar që Administrata Trump bëri penalizime financiare ndaj një qeverie të Kosovës e cila kishte marrë detyrën vetëm javë më parë. Sigurisht, ne nuk kemi asnjë pozicion se kë e zgjedh populli i Kosovës për udhëheqës, por ju bëjmë thirrje që t’u jepni zyrtarëve të rinj mundësinë për të plotësuar ministritë kryesore dhe t’i shpallin pozicionet kryesore të politikës para se të mbështeteni në një qeveri të re.
Për më tepër, presioni i administratës Trump mbi Kosovën vjen brenda një konteksti të përpjekjeve të Serbisë për të delegjitimuar Kosovën dhe duke nxitur vendet të çnjohin vendin. Më 23 janar, Ric Grenell, Ambasadori amerikan në Gjermani dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare i cili po shërben gjithashtu si i Dërguari Special i Presidencës për negociatat e paqes Serbi-Kosovë, i kërkoi Serbisë që të përfundojë fushatën e saj të çnjohjeve e në të njëjtën kohë ai i kërkoi Kosovës t’i hiqte tarifat. Sidoqoftë, që prej asaj dite, presioni publik i SHBA-së mbi Serbinë duket se ka rënë në mes të presionit të intensifikuar mbi Kosovën.
Mungesa e ekuilibrit të administratës Trump midis Beogradit dhe Prishtinës po ndodh në kontekstin kur Serbia po i zgjeron lidhjet me Moskën dhe po i rrit importet e armatimeve ruse. Këto blerje të armëve kërkojnë që Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë në bazë të Ligjit Kundër Kundërshtarëve të Amerikës Përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Në përgjigjen tuaj, ju lutemi na informoni pse Administrata as nuk i ka shqiptuar ato sanksione dhe as nuk i ka bërë presion aktiv Serbisë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj globale për çnjohje.
Për më tepër, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) duhet të rifillojë menjëherë zbatimin e Programit të Pragut dhe t’i japë fund pezullimit të saj për zhvillimin e projektit të propozuar me Kosovën. Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të drejtuar nga të dhënat dhe një projekt të dakorduar reciprokisht midis SHBA-së dhe vendit pranues. Asgjë në kushtet e propozuara të kontratës të MCC-së, dhe as ndonjë shenjë në kartën e rezultateve të MCC-së për Kosovën, nuk specifikojnë ose kualifikojnë ndonjë ndalesë ose shqetësim në lidhje me përdorimin e tarifave të qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale. Për këtë arsye, vendosja e tarifave të Kosovës ndaj Serbisë, pavarësisht nga sjellja politike e SHBA-së mbi këtë vendim, nuk është shkelje e programeve të propozuara të MCC-së. Pezullimi i kësaj ndihme si masë ndëshkimi për veprimet që nuk lidhen me MCC-në ose misionin e saj, e shndërron agjencinë në thjesht një tjetër mjet presioni transaksional – pikërisht atë që do duhej të ishte. Në përgjigjen tuaj, ju lutemi detajoni qëndrimin e Administratës për rolin e duhur për MCC-në, dhe programet e saj, që luan në ushtrimin e presionit politik në një mosmarrëveshje diplomatike. A beson Administrata që bazat për të pezulluar programet e MCC-së në Kosovë janë në përputhje me misionin apolitik të MCC-së (historikisht)?
Ne jemi të inkurajuar që Departamenti i Shtetit ka qenë në gjendje të negociojë masa për ndërtimin e besimit, përfshirë marrëveshjen e fundit të transitit ajror ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e vlerësojmë këtë përparim, por kërkojmë që në ditët në vazhdim Administrata të shmangë taktikat e goditjeve të rënda, të pabalancuara, teksa punon me Kosovën dhe Serbinë për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse të paqes që pasqyron vullnetin e njerëzve të të dy vendeve.
Presim me padurim përgjigjen tuaj.
Sinqerisht,
ELIOT L. ENGEL- Kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve
ROBERT MENENDEZ- anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38