Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Engel: SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë
Eliot Engel, ligjvënësi amerikan dhe kryesues i komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve ka shprehur shqetësimin se diçka nuk shkon me politikën e SHBA-së, sa i takon taktikave të ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën.
Sipas Engel, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Kosovë mbi taksën për Serbinë, ndërsa bën thirrje që të ribalancohen qasjet e SHBA ndaj konfliktit Kosovë-Serbi.
“Të thuash që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë do të ishte nënvlerësim i lidhjeve tona. Shtetet e Bashkuara drejtuan fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik të Milosheviçit dhe ka qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them se amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë.
Kam qenë krenar që jam partner i qeverive të Kosovës të udhëhequra nga një larmi partish politike. Unë nuk mbaj anë se kush duhet ta drejtojë Kosovën. Ky është një vendim i popullit të Kosovës. Unë do të punoj gjithmonë me këdo që ata zgjedhin.
Kjo është arsyeja pse jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën.
Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat ndaj Serbisë. Por kjo administratë shkoi drejt ndëshkimeve ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën.
Në vend që të linte një qeveri të re të ballafaqohej me pandeminë, agjencitë e saj dhe të vendosë procedura të brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë.
Ka arsye të mira që Kosova të heqë tarifat, kryesisht sepse ato po e dëmtojnë Kosovën më shumë sesa po ofrojnë mundësi për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë.
Pavarësisht kësaj, tarifat janë një mjet i ligjshëm i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë imponuar në të gjithë botën edhe nga presidenti Trump kundër miqve dhe armiqve, njëlloj, për arsye ekonomike dhe politike.
Në vend që të përdorin taktika të tilla me një mik i cili mbështetet në përkrahjen tonë, Shtetet e Bashkuara duhet të kishin punuar me durim me qeverinë tanimë në largim të Kosovës – siç kërkonte të punonte me të mëparshmen për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe një jetë të qëndrueshme paqeje.
Një qasje e ashpër ndaj një demokracie të vogël është akti i një “bullisti”, jo i një partneri të pjekur.
Pavarësisht, unë do të vazhdoj të punoj me cilëndo qeveri që zgjedh populli i Kosovës tani dhe në të ardhmen.
Për më tepër, presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat është i pabalancuar. Diplomatët serbë po u bëjnë presion vendeve të ndryshme që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe Serbia po i thellon marrëdhëniet me Moskën, duke blerë sasi të konsiderueshme të armatimit rus.
Në fakt, nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Ne as që i kemi imponuar ato sanksione dhe as nuk kemi bërë presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të mos-njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Diçka nuk shkon me politikën e SHBA-së dhe ne duhet ta korrigjojmë atë. Duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, kjo duhet të ndodhë.
Për më tepër, SHBA duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të bazuar nga të dhënat dhe në një bazë të dakordësuar reciprokisht midis SHBA-së dhe vendit pranues. Përdorimi i kësaj ndihme si presion për veprimet që nuk kanë të bëjnë me MCC ose misionin e saj, e bëjnë agjencinë në një tjetër mjet presioni – pikërisht në çfarë nuk synon të mos jetë”, shprehet Engel.
Të mërkurën, qeveria e Albin Kurtit ra pas një mocioni mosbesimit nga partia e koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës me opozitën.
LDK-ja kërkoi që tarifat të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara që tashmë kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodh.
Gjatë seancës, Kurti u shpreh i bindur se “ka marrëveshje të gatshme” mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh, por Richard Grenell, i dërguar i Trump për bisedimet e paqes Kosovë - Serbi, e hodhi poshtë duke thënë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38