Flash News

KRYESORE

Engel thirrje për lista të hapura: Reforma Zgjedhore duhet kthyer në ligj, të përfshihet vota e emigrantëve

Engel thirrje për lista të hapura: Reforma Zgjedhore duhet kthyer

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot L. Engel ka bërë thirrje që reforma zgjedhore të votohet në parlament, me qëllim që Shqipëria të fillojë procesin e anëtarësimit në BE.

Ndërsa vlerësoi marrëveshjen e arritur nga palët politike, kongresmeni Engel la të kuptohet se ka ende mangësi.

Marrëveshja e reformës zgjedhore në Shqipëri përmban disa hapa të denjë përpara. Ai përfshin dispozita që depolitizojnë administratën zgjedhore, zgjerojnë transparencën dhe forcojnë pavarësinë e komisionerëve të zgjedhjeve.

E rëndësishmja, do të lejojë Shqipërinë të fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Parlamenti duhet të marrë parasysh të gjithë zërat dhe të marrë një masë shtesë në të ardhmen e afërt, e cila do të përfshijë lista të hapura dhe duke mundësuar që shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët e tjerë në tërë diasporën të votojnë në zgjedhjet e 2021 në vendbanimin e tyre.

Unë u bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë punën për reformën e zgjedhjeve në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë”, shkruan Eliot L. Engel.

Kujtojmë se deputetët e opozitës parlamentare kërcënojnë se nuk do të votojnë këtë marrëveshje në parlament pa përmbushur tri kushte, ndryshimin e sistemit zgjedhor, votën e emigrantëve dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ndërkohë dje, 29 deputetë të opozitës së depozituan në Kuvend një draft për rishikimin e Kushtetutës, konkretisht të dy neneve të saj, konkretisht për lista ta hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Të fundit