Flash News

Bota

Krim brenda familjes në Greqi, 61-vjeçari vret prindërit e tij të moshuar

Krim brenda familjes në Greqi, 61-vjeçari vret prindërit e tij

Një ngjarje tragjike ndodhi sot pak para orës 18:00 në zonën e Messinias, në Kalamata të Greqisë. Një 61-vjeçar vrau prindërit e tij, babanë 96-vjeçar dhe nënën 93-vjeçare, brenda banesës së tyre.

Dyshohet se të moshuarit janë qëlluar me gërshërë. Autori raportohet të ketë probleme psikologjike. Ngjarja u zbulua nga fqinjët që dëgjuan britma dhe njoftuan policinë.

Në vendngjarje u gjetën viktimat përtokë mes gjakut, ndërsa djali i tyre u arrestua. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Latest news