Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Ramës

Berisha: Në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri, se po përdoret nga regjimi i Edi Ramës për forcimin e pushtetit të tij dhe për të goditur opozitën.

Berisha: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, të kauzës së lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes.

Beteja juaj është e një rëndësie vendimtare për rikthimin në Shqipëri të ligjit, të drejtave të njeriut, kushtetutës, drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Betaja juaj është e një rëndësie shpëtimtare për shpëtimin e shqiptarëve nga ky sistem i vjedhjes së fondeve dhe pasurive të tyre publike i paparë në tërë historinë tonë.

Beteja juaj ka një rëndësi vendimtare për rikthimin në Shqipëri të votës së lirë të shqiptarëve.

Beteja juaj ka një rëndësi vendimtare për përmbysjen e narkoshtetit dhe fitoren e opozitës shqiptare. 

Çdo ditë që kalon, të këqijat, zullumet e kësaj qeverie mbi qytetarët, trashen, bëhen më të mëdha dhe më të rënda.

Çdo ditë që kalon amnistia e Dumanit, e Zamanit dhe organizatës së tij kriminale ndaj qeveritarëve bëhen më ndëshkuese për qytetarët shqiptarë.

Çdo ditë që kalon shqiptarët janë kombi i vetëm me drejtësi të munguar. 

Defakto në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës dhe bandës së tij, kurse qytetari për të drejtën e tij, duhet të presë 10-15 apo më shumë vite sepse ajo nuk ekziston më. 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Latest news