Flash News
Accident on the Levan-Vlora axis, three vehicles collide
The 8th floor of a building at the former Tirana Train Station is engulfed in flames
Tickets for the England-Albania match are on sale, here's how you can get them
Berisha: I requested an international investigation for January 21, but Ina Rama refused, Rama is responsible
Abuse of the Kardhiq-Delvinë road tender, SPAK demands a year in prison for Sonila Qaton
Hetimi i koncesioneve/ Vokshi nga Durrësi: Provat në shërbim të komisionit
Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi dhe nënkryetari socialist, Plarent Ndreca kanë kryer një vizitë në spitalin rajonal të Durrësit në kuadër të planit të miratuar të vizitave 2-javore.
Vokshi tha se vendosën që vizitën e parë ta bëjnë në Durrës edhe për shkak të rëndësisë që ka ky spital, ndërsa shtoi se të gjithë informacionin që morën gjatë diskutimeve me drejtues të spitalit, do ta vënë në dispozicion të komisionit hetimor.
“Vizita e sotme është organizuar në kuadër të planit të vizitave dyjavore të miratuara nga Komisioni Hetimor për dy koncesionet në Shëndetësi Check-Up dhe Sterilizimi.
Vendosëm që të këtë vizitë të parë të përbashkët ta bënim në këtë spital për shkak të rëndësisë të spitalit rajonal Durrës., Patëm një diskutim konstruktiv, informative me drejtuesin e spitalit, me disa shefa shërbimesh, me nëndrejtoreshën për çështje ekonomike si edhe kryeinfermierin e spitalit, duke trajtuar të gjithë procesin.
Ne ngritëm disa pyetje e shqetësime, morëm përgjigje. Të gjithë informacionin që morëm sot, do ti referohet komisionit hetimor. Nëse do të gjykohen do të jenë pjesë e raportit përfundimtar që do t’i dërgohet parlamentit”, tha ajo.