Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Çfarë ndodhi tani? Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Edi Rama e kishte marrë prej kohësh. Edi Rama kishte paralajmëruar arrestimin e Erion Veliajt. Edi Rama kishte kërcënuar Erion Veliajn. Në një akt ‘ëoke culture’, kur Erion Veliaj ftoi për t’i dhënë çelësin e qytetit Ali Ahmetit, Edi Rama shkoi për të nderuar Ali Ahmetin, por nga fotografia doli vetë, Alia dhe çelësi. Erion Veliajt ia hoqi foton si armik. Në doktrinën e mafies dhe të ekstremit, armikut i pritet koka, nuk mund të jetë në fotografi me të dhe kjo ndodhi. Kështu që çfarë kishte në këtë mes?

Dy gjëra. Edi Rama nuk parashikoi dot se me Erion Veliajn po priste degën ku rrinte vetë, se me vepra ishin të lidhur si vëllezër siamezë. E dyta, Edi Rama ndoshta donte arrestimin e tij në dhjetor apo pak më parë, kur ai e zëvendësoi pothuajse plotësisht me treshen tjetër elektorale në Tiranë. Ajo ndodhi në një kohë kur ndoshta nuk ishte koha më e përshtatshme për të. Por miq, ajo u tregoi shqiptarëve se sa të pangopur janë në vjedhje këta qeveritarë. Sot në propagandën bajate të tyre përpiqen të mbulojnë vjedhjen e tmerrshme me garderobë të 870 mijë euro blerje.

Harrojnë se 870 mijë euro para të taksapaguesve, të marra që të gjitha nëpërmjet parave të bashkisë, të dhëna nga Veliaj kompanive të krijuara për këtë qëllim për të çuar paratë tek e shoqja, përpiqen ta mbulojne se po flitet për fustanet e të brendshmet e Velicës. Sigurisht ka një të drejtë këtu. Vërtet Velica ka blerë veshje, bizhura fiks aq sa ka blerë Lajla Asadi sipas raporteve ndërkombëtare, 1 milion euro. Por shumë më të mëdha janë vjedhjet për vila. Është gjetur se ata kanë tre vila. Është gjetur se kanë rrafshuar njërën vilë për të fituar terren zbavitës.
Është gjetur se vetëm në një kasafortë janë gjendur dengjet me 500 euro të mykura, që janë tipike dengjet e narkotrafikantëve, e thotë Gratieri. Pra, para të gjithë këtyre gjetjeve të tmerrshme, Edi Rama u përpoq me një zhargon ordineri, po edhe me gjeste të shkallmuari të tërheqë vëmendjen nga kjo," tha Berisha. 

Latest news