Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Çfarë mund të gjendet në telefonin e sekuestruar të kreut të një Narkoshteti?

Xhaferri: Çfarë mund të gjendet në telefonin e sekuestruar

Nga Besart Xhaferri/

Ajo çfarë ndodhi sot  në mëngjes para SPAK është dëshmi e qartë e rënies së shtetit, pasi institucionet po i kundërvihen njëri-tjetrit.

Punonjësit e Bashkisë Tiranë mes të cilët Policët Bashkiakë  dhe familjarët e tyre janë detyruar sot të dalin në protestë përpara SPAK për të mbrojtur aferat e Erion Veliajt që sot do njihet me masën e sigurisë.

Ndërkohë sot Arkitekti i Korrupsionit vodhi nga opozita edhe idenë e qytetarit dixhiital, por nuk e perdori për të dënoncuar aferat korruptive, por për ti mbrojtur ato duke sulmuar gjyqtarin Erion Bani dhe prokurorin Olsi Dado.

Kryeministri Edi Rama që ka 70% të bashkëpunëtorëve të kabinetit qeveritar dhe drejtorëve në qeli ose kandidatë për në qeli, sot kërcënoi SPAK që të mos guxonte ti sekuestronte telefonin.

Përtej kërcënimit të SPAK Rama sot u vetëinkriminua kur tha se ka thirrur dëshmitarët e dosjes Veliaj dhe i ka marrë në pyetje, teksa sot kërcënoi ILD të merrte masa ndaj SPAK.

Buzëqeshja dhe ngadhënjimi i kolegëve të SPAK-ut apo reformuesve të drejtësisë të Noc Rrokut ka marrë fund! "Hëngshin kokat e tyre"!

Pas 11 Majit do ngrihet një Task Forcë që do kalojë në sitë çdo aferë korruptive të kësaj qeverie.

Latest news