Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit, LSI udhëzim strukturave: Të ngrihet shtabi elektoral

Zgjedhjet e 6 marsit, LSI udhëzim strukturave: Të ngrihet shtabi

LSI ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari u ka dërguar një udhëzim strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë dhe Rrogozhinë për ngritjen e shtabit elektoral në këto bashki.

“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki”, thuhet në udhëzim.

Shtabi Elektoral i LSI-së do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbehët nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.

Zgjedhjet e 6 marsit, LSI udhëzim strukturave: Të ngrihet shtabi

Latest news