Flash News

E-TJERA

Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë

Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit në ndeshjen debutuese të ekipit të tij në Botëror ndaj Marokut. Tekniku italian e cilësoi sfidën si tepër të vështirë, duke pranuar se skuadra e tij nuk arriti të shfaqte nivelin e pritur, veçanërisht gjatë pjesës së parë.

Sipas Ancelottit, brazilianët u ndikuan nga emocionet dhe pesha e pritshmërive në ndeshjen e parë të turneut. Ai theksoi se ankthi dhe presioni ishin faktorët kryesorë që penguan ekipin të zbatonte atë që kishte përgatitur gjatë ndeshjeve miqësore.

Megjithatë, trajneri u shpreh optimist për vazhdimin e garës, duke nënvizuar se një turne i tillë nuk vendoset në ndeshjen e parë dhe se skuadra ka ende kohë për të korrigjuar gabimet dhe për të rritur nivelin e lojës.

Ancelotti vlerësoi gjithashtu forcën e kundërshtarit, duke e cilësuar Marokun si një nga ekipet më konkurruese të viteve të fundit, me një strukturë të konsoliduar dhe eksperiencë në skenën ndërkombëtare.

“Në pjesën e parë nuk bëmë atë që dimë të bëjmë dhe atë që kishim praktikuar mjaft mirë në miqësore. Por është gjithashtu e vërtetë që Maroku është një ekip i mrekullueshëm, ka shumë kohë që është konkurrues në këto nivele dhe ka të njëjtën strukturë si para katër vitesh.

Presioni që kishim mbi supe. Është normale të ndodhë në një debutim. Për fat të mirë, kemi kohë për t’u përmirësuar. Nuk duhet të humbasim besimin. Nuk mund të prisnim të ishim perfektë që në ndeshjen e parë. Le të mjaftohemi me këtë rezultat, Kupa nuk fitohet që në ndeshjen e parë”, tha Ancelotti.

Latest news