Flash News

POLITIKOFF

Bebe Rexha rrëfen sfidat pas largimit nga shtëpia diskografike: Më thanë se isha shumë e vjetër

Bebe Rexha rrëfen sfidat pas largimit nga shtëpia diskografike:

Bebe Rexha ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të karrierës së saj, duke treguar se largimi nga kompania me të cilën bashkëpunoi për vite me radhë i ndryshoi tërësisht raportin me muzikën dhe veten.

Artistja tha se vendimi për t’u shkëputur nga kontrata e mëparshme i dha mundësinë të rifitonte kontrollin mbi krijimtarinë e saj dhe të rikthehej tek emocionet që, sipas saj, kishin mbetur në plan të dytë për shkak të presioneve të industrisë muzikore.

Rexha pranoi se për një kohë të gjatë ishte ndier e kufizuar artistikisht dhe se kishte humbur besimin tek instinktet e saj krijuese. Ajo e përshkroi atë periudhë si një fazë ku ndihej e shkëputur nga vetja dhe nga ajo që dëshironte të shprehte përmes muzikës.

Këngëtarja zbuloi gjithashtu se, pas largimit nga kompania diskografike, zhvilloi bisedime me disa emra të mëdhenj të industrisë, por nuk arriti marrëveshje. Sipas saj, një nga arsyet e refuzimit ishte mosha, një argument që e konsideroi të padrejtë dhe të papranueshëm.

Megjithatë, 36-vjeçarja theksoi se nuk lejoi që këto pengesa ta ndalonin. Përkundrazi, ajo vendosi të vazhdojë si artiste e pavarur, duke e konsideruar këmbënguljen dhe mosdorëzimin si arritjet më të mëdha të rrugëtimit të saj profesional.

Latest news