Flash News
Blockades are removed, all border crossing points with Serbia are opened
The minor girl disappears in Lushnje
Well-known boxer/ The owner of the 'Range Rover' vehicle that was shot in Shkodër is revealed
Shooting in Shkodër, a gun is fired at the Range Rover
He killed his father and threw him in the well, Esmerald Balla and his friend appear before the court
Është gjetur e djegur makina që dyshohet se u përdorur nga autorët e vrasjes së Martin Bardhi në Rrëshen.
Mjeti është gjetur në fshatin Gëziq, Mirditë duke u djegur.
Ndërkohë Policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha akset e Mirditës, si dhe Rrugën e Kombit.
Kujtojmë që Martin Bardhi u ekzekutua sot pranë spitalit dhe Komisariatit në Rrëshen, teksa tre persona mbetën të plagosur.
"Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi, ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.
Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.", njofton policia.