Flash News
Berisha: I requested an international investigation for January 21, but Ina Rama refused, Rama is responsible
Abuse of the Kardhiq-Delvinë road tender, SPAK demands a year in prison for Sonila Qaton
A criminal incident is prevented in Durrës, three people with weapons and armored vehicles are arrested
Shopping center in Vora engulfed in flames
Tragic accident in Italy, two young people lose their lives, including an Albanian
Bushati: Rama qeveris me bandat, kriminelët e sollën në pushtet PS-në
Analisti Andi Bushati ka komentuar përfshirjen e bandave më të rrezikshme në proceset zgjedhore.
Bushati është shprehur se politika shtetërore për të qeverisur me banda është përkthyer edhe në terren për një kriminalizim të gjithë piramidës shtetërore.
“Të gjithë këto eksponentë të PS nga Rrajat, Ndokat, Ndreca, Avdyli të gjithë këta kanë pasur lidhje me botën krimit në vend. Shohim se kur peshku qelbet nga koka, qelbsilliku shpërndahet në rrugë.
Shefi i policisë organizonte mbjelljen e kanabisit, kur u hap dosja e Tahirit një shef tjetër policie ishte i përfshirë në mbjelljen e kanabisit. Kultivimi i drogës u bë çështje shtetërore dhe në çdo dosje ka një shef policisë që merret me kanabis.
Shefi i policisë së Lezhës organizonte lojra të paligjshme me Pllumb Gjokën dhe mbronte ng qendra. Pastaj del një shef policie tjetër në komisariatin nr.2 që informonte Bamin. E gjithë piramida e strukturës shtetërore është e lidhur me kriminelët. Drejtoria e burgjeve na tregon që edhe Shullazi dhe Avdyli komandonin me celular operacionet për vrasje. Burgjet i takojnë ministrisë së drejtësisë të cilët i kanë dhënë hapësirë dhe mundësi kriminelëve.
Prandaj politika shtetërore për të qeverisur me banda është përkthyer edhe në terren për një kriminalizim të gjithë piramidës shtetërore”, tha Bushati për Syri tv.