Flash News

E-TJERA

Dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli që u kapëm në “shtëpi bari”

Dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli që u kapëm në

Dy shqiptarë janë dënuar me nga 2 vite e 4 muaj burgim nga Gjykata e Kurorës së Northampton në Britaninë e Madhe pasi u kapën në një fermë kanabisi.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Fabrizio Zika me profesionin hidraulik dhe 28-vjeçarin Elmaz Idrizi, punëtor ndërtimi, të cilët u kapën në flagrancë nga policia në një shtëpi tre katëshe në Headlands, ku ishte kultivuar kanabis me vlerë 415 mijë paund.

Sipas mediave britanike, shqiptarët kanë dëshmuar se arsyeja e përfshirjes në këtë veprimtari kriminale ishte për të shlyer borxhet që u kishin bandave të cilët i kanë ndihmuar për të hyrë ilegalisht në tokën angleze.

Zika dhe Idrizi u kapën brenda “shtëpisë së barit” në 23 maj të këtij viti rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Në “shtëpinë e barit” për të cilët kujdeseshin dy shqiptarët policia gjeti 488 bimë kanabisi, si dhe mjete të shumta për rritjen në mënyrë artificiale të bimëve narkotike.

Latest news