Flash News

E-TJERA

I vendoset tritol lokalit të efektivit në Shkodër, policia jep detaje

I vendoset tritol lokalit të efektivit në Shkodër, policia jep

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Grudë e re, Shkodër. Lënda eksplozive ishte vendosur në lokalin e efektivit të policisë së Shkodrës Ndrek Rrasa.

Gjithashtu është djegur edhe furgoni i parkuar para lokalit, që ishte në pronësi të efektivit Nga shpërthimi nuk ka patur lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest news