E-TJERA

Ndarje nga Maqedonia e Veriut? Mazi: Ecja në bazë të meritës së shpejti në konsideratë nga Unioni

Ndarje nga Maqedonia e Veriut? Mazi: Ecja në bazë të meritës

Kryenegociatori për integrimin e Shqipërisë në BE Zef Mazi ka arsyetuar pse Shqipëria nuk kërkon të mos lidhet fati i saj me atë të Maqedonisë së Veriut për konferencën e parë ndërqeveritare, siç veproi Zoran Zaev.

I ftuar në “Real Story” në Neës24, Mazi thotrë se ka besim se Unioni do marrë vendimin në bazë të meritës shumë shpejt.

“Ecja në bazë të meritës shumë shpejt do merret në konsideratë nga Unioni. Do ishte politikisht tepër menjëherë të bëhet kjo apo ajo sot. Nëse me meritë do vazhdojmë këtë rrugë, do jetë ky Union që do thotë do bërë ky hap. Sa më mirë t’i kemi marrëdhëniet me fqinjët, aq më shumë plotësojmë kërkesat e unionit.
Ne jemi përpara kësaj situate të miratimit të kuadrit negociues dhe mendoj që Unioni do ta gjejë forcën që mbi bazë të meritës do marrë vendimin që duhet”, deklaroi Mazi.

Latest news