
Flash News
Murder in Tale, the author of the execution of Pjetër Kazaj is identified
The draw is made, judge Elsa Ulliri will judge the "Partizani" case
Injury of 15-year-old at "Ali Demi"/ The perpetrator and the owner of the pizzeria are wanted, 3 employees are arrested
Two vehicles burned in Maliq, arson suspected
Foreign Language Exam, on Tuesday the 'fever' officially begins for high school graduates
VOA: Shqipëri, futbolli i vajzave, një sfidë ndaj paragjykimeve
Në Shqipëri mbi 2 mijë vajza ja kanë dalë të sfidojnë mentalitetin dhe paragjykimin, se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe sot janë të angazhuara në 122 ekipe në gjithë vendin. Që prej ditës kur në Shkodër lindi futbolli i femrave, rreth dy dekada më parë, mjaft prej tyre kanë hasur pengesa, në përpjekje për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë futbolliste. Ekipi i Vllazinsë dhe ai kombëtar i futbollit për ferma, kanë shënuar disa suksese në aktivitetet sportive ndërkombëtare ndërsa drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit thonë për Zërin e Amerikës se synojnë rritjen e profesionalizmit dhe masivizimit të futbollit për femra në vend.
Në Shqipëri 17 vite më pare, disa vajza shkodrane sfiduan mentalitetin paragjykues se futbolli është sport vetëm i djemve, dhe për herë të parë të parë në historinë e futbollit shqiptar, formuan ekipin e futbollit të femrave, “Juban Danja”. Më pas njëri pas tjetrit u formuan disa ekipe në qytete të ndryshme të vendit, për të mbërritur deri sot, kur në këtë sport janë anagazhuar mbi 2 mijë lojtare , dhe 122 ekipe gjithsej. Esmeralda Franja, lojtare në ekipin kombëtar të futbollit dhe kapitene e ekipit të Vllaznisë në Shkodër, që ka fituar pjesën dërrmuese të kampionateve kombëtare, si dhe ka marrë pjesë në grupet e Champions League për femra, duke u renditur e 16 në rangun e klubeve në Europë, rrëfen për Zërin e Amerikës pengesat që hasi në rrugëtimin e saj për shkak se ishte vajzë.
“Futbollin e nisa në shkollën 9 vjeçare. Zysha e fiskulturës po kërkonte vajza për një ekip futblli dhe gjithë djemtë e klasës drejtuan gishtin tek unë dhe thane: “merrni Esmeraldën se ajo është shumë e mirë në futboll”. Gjithahstu dhe unë kam patur probleme në familje me metalitetin, sepse babai im nuk ka qenë dakort që unë të merrem më futboll, dhe thoshte se futbolli nuk është për vajza, por është një sport djemsh. Por mbeshtetja ime me e madhe ka qenë mami, e cila e ka pas endërr kur ka qenë e re dhe më ka mbështetur mua në çdo hap. Arrita ta bind dhe babain dhe sot ai më mbështet në stadium dhe ndeshje”, u shpreh për Zërin e Amerikës Esmeralda Franja, kapitene e ekipit të futbollit Vllaznia, Shkodër.
Ekipi Kombëtar i Futbollit të Femrave ka arritur të renditet në vendin e 33 nga 55 ekipe në Europë, ku futbolli i vajzave ka lindur prej më shumë së gjysëm shekulli. Antigoni Hyska portire e ekipit Apollonia, i dyti më i kuotuar pas Vllaznisë, si dhe portiere e ekipit kombëtar, thotë se kur nisi të luajë futboll kishte mbështetje pikërisht babain, por jo pjesën tjetër të familjes.
“Babai im ka qenë mbështetja ime më e madhe, por jo vëllezërit dhe mamaja. Ata e paragjykonin këtë sport dhe thoshin që futbolli nuk është për vajza, por sot ata janë mbështetja ime më e madhe dhe tifozët e mi më të zjarrtë. Ndjehemi mire sepse kemi thyer shumë tabu sidomos në Shqipëri, ku ka paragjykime”, tha për Zërin e Amerikës Antigoni Hyska, portiere e Eikpit të Futbollit Apollonia, Fier.
16 vjeçarja nga Fieri Xhesika Ndoji që luan në ekipet kombëtare U 16 dhe U 17, gjithashtu ka patur një nisje të vështirë. Edhe familja e saj fillimisht ka refuzuar që ajo të luajë futboll.
“Familja ime nuk pranoi për shkak se jam vajzë dhe vajzat sipas tyre nuk luajnë futboll, por unë doja ta shkelja rregullin e tyre, sepse më pëlqen shumë të jem futbolliste, dhe të ndjek ëndrrën time. Familjen e bëra krenare me suksesin tim. Ata tani krenohen me mua”, u shpreh për Zërin e Amerikës Xhesika Ndoji, futbolliste e Ekipit Kombëtar U17.
FSHF e ka shpallur prioritet futbollin e vajzave që prej vitit 2019. Investimet janë rritur, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe masivizimit, në bashkëpunim dhe me UEFA. Që prej 10 vitesh ekipi Kombëar i Futbollit për Femra, merr pjesë në eliminatoret e kampionatit botëror dhe atë europian.
“Në krahasim me vitin 2020 është rritur me 50% numri i vajzave që luajnë futboll, për shkak dhe të promovimit që ka bërë FSHF, për shkak edhe të këtij prioriteti që ka në këtë drejtim si dhe dëshirës së vajzave, sepse është trend botëror. Ekpi Kombëtar i Futbollit për Femra ka marrë pjesë në eliminatorët e kampionatit botëror “Australi 2023”, ka arritur të grumbullojë për herë të parë 10 pikë në grupin e saj, dhe mendoj se kjo është një arritje e jashtzakonshme”, u shpreh për Zërin e Amerkës Florian Riza, Përgjegjës i Departamentit të Futbollit të vajzave në FSHF.
Sot vajzat shqiptare kanë prekur në fushën e futbollit dhe arbitrimin. Emanuela Rusta nga qyteti i Elbasanit, ja ka dalë të arbitrojë dhe ndeshje ndërkombëtare.
“E kam nisur rastësisht nga sugjerimi i një kolegut tonë që është arbitër. Thashë do ta provoj. E nisa si një sfidë për të testuar veten time, për diçka që nuk e kisha provuar më pare, për t’u marrë me 22 meshkuj në fushë. Thashë pse jo, ta provoj dhe mund të them se ka qenë një nga sfidat të kaluara më pozitivisht në jetën time”, u shpreh për Zërin e Amerikës Emanuela Rusta, Arbitre futbolli.
Jena Mala nga Shkodra, gjithashtu ndjek rrugën e arbitrimit, si asistent arbitër. Me synime të qarta për të adhmen ajo thotë se po jeton ëndrrën e saj.
“Arbitrimin e kam zgjedhur sepse isha pjesë e sportit prej disa vitesh. Fillimi gjithmonë është i vështirë, sidomos në vendin ku jetojmë. Të hyjë një vajzë në arbitrim nuk është e lehtë, por unë mendoj se nëse i hyn kësaj rruge nuk arrin të dalësh më nga kjo botë”, tha për Zërin e Amerikës Jena Mala, As/Arbitër.
Autoritetet zyrtare thonë se po i kushtojnë rëndësi sportit në shkolla, dhe se që prej vitit 2013 përmes reformës në sistemin parauniversitar kurikulat janë përmirësuar në këtë drejtim, duke përfshirë koncepte të barazisë gjinore, dhe të të drejtës së gjithsejcilit për t’u marrë me sport. Që prej vitit 2015 thonë zyrtarët shkollat u orientuan të krijonin ekipet sportive. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit autoritetet po aplikojnë disa projekte të licensuara nga UEFA, në arsimin parashkollor dhe atë 9 vjeçar që kanë në fokus masivizimin e futbollit të vajzave. Futbolli në Shqipëri përfshi dhe atë të vajzave, financohet nga FSHF, UEFA dhe FIFA. Të pyetur se ku qëndron mbështetja e qeverisë në këtë fushë zyrtarët thonë se politikat qeveritare lidhen me përmirësimin e infrstrukturës sportive në shkollë dhe komunitet.
“Poltikat qeveritare në financimin e sportit në tërësi duke mbështetur dhe futbollin e femrave, lidhet me përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe atë komunitare. Flasim për infrastrukturë të gjerë që i përket fushave të mëdha, palestrave të pajisura me bazë materiale që do të thotë rritje e numrit të nxënësve që pëfshihen në projektet e liçensuara nga UEFA”, u shpreh për Zërin e Amerikës Elvira Baze, Përgjegjëse e Sektorit të Zhvillimit të Sportit në Ministrinë e Arsimit.
Gratë dhe vajzat në Shqipëri ja kanë dalë të thyejnë majft tabu ndër vite. Mbi 2 mijë vajza prej më afro dy dekdash, kanë luftuar fort që në shkallët e një stadiumi si ky të ndjejnë tifozërinë t’i mbështesë ato, të përfaqësojnë në botë vendin e tyre në futboll dhe të shtrojnë një udhë, jo dhe aq të lehtë në Shqipëri. Ato u ngritën mbi paragjykimet, luftuan për ëndrrën dhe të ardhmen e tyre, dhe nesër për to nuk do flitet thjesht si për disa lojtare në futboll, por si për disa guximtare që shënjuan futbollin e femrave në vend./VOA
Latest news



Hysaj: Against Serbia with calm and courage, this match is for national pride
2025-06-02 13:14:41

Bulgaria defies chaos and continues on path to euro
2025-06-02 12:53:28


Elected MP, Tedi Blushi resigns from Tirana Municipal Council
2025-06-02 12:29:36

Murder in Tale, the author of the execution of Pjetër Kazaj is identified
2025-06-02 12:07:27


'Justice for Hamid': Activists protest against Gjadri camp
2025-06-02 11:41:26
The draw is made, judge Elsa Ulliri will judge the "Partizani" case
2025-06-02 11:26:52
The 25th attempt to constitute the Kosovo Assembly also fails
2025-06-02 11:12:29





Coefficients, how calculations are made for newly retired people
2025-06-02 10:11:17
Two vehicles burned in Maliq, arson suspected
2025-06-02 10:00:03

Logu: They deny us transparency about the May 11th farce!
2025-06-02 09:44:46
Ten ways to feel energized if even coffee doesn't work for you
2025-06-02 09:33:49
I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena
2025-06-02 09:24:39
African heat wave begins in Albania, meteorology warns of dry summer
2025-06-02 09:11:48
Foreign exchange, how much foreign currencies are sold and bought today
2025-06-02 09:02:45
Truck catches fire on 'Rruga e Kombit', driver escapes
2025-06-02 08:56:21
On the May 11 electoral farce in Albania
2025-06-02 08:47:54

Priest Kristaq Vaso dies after falling from church roof in Korça
2025-06-02 08:32:29

Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-06-02 08:10:47
Stable weather across the country, weather forecast
2025-06-02 07:59:25
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-06-02 07:46:43
Official, Juventus appoints Damien Comolli as general director
2025-06-01 21:57:45
"Russia could attack NATO in the next 4 years," warns German defense chief
2025-06-01 21:34:42
Kuçana: Opposition candidates have been threatened by "Rama's gangs in Shkozet"
2025-06-01 21:11:15


15-year-old injured in shooting at Ali Demi's pizzeria, details from police
2025-06-01 19:51:19

Russia accuses Ukraine of 'terrorist attack' on air bases
2025-06-01 18:57:24
A hospital in Hamburg, Germany, catches fire, killing three patients
2025-06-01 18:32:28
Nesho: Rama's autocratic regime has not allowed free elections to take place
2025-06-01 18:10:23
Moroccan immigrant's suicide, activist: There are inhumane conditions in Gjadra
2025-06-01 17:49:32
World Bank Report, PL: Confirms that the majority of Albanians live in poverty
2025-06-01 17:23:56

31 dead after Israeli attack near Gaza aid center
2025-06-01 16:40:30
At least 150 dead in Nigeria floods
2025-06-01 16:14:26
Flames engulf the Darëzeza forest massif in Fier
2025-06-01 15:56:41

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore
2025-06-01 14:54:11


Moroccan immigrant commits suicide, activists protest in front of Gjadri camp
2025-06-01 13:48:17
PSG victory celebrations turn into tragedy, two dead, over 500 arrested
2025-06-01 13:26:33

Kosovo-Albania arms trafficking, Tirana Court leaves 8 arrested in prison
2025-06-01 12:41:11
Foreign worker dies at work, engineer of construction firm arrested in Tirana
2025-06-01 12:20:27
Car hits motorbike, 25-year-old dies in Bilisht
2025-06-01 11:56:56

Why doesn't the Vatican recognize the state of Kosovo?
2025-06-01 11:22:07

22-year-old arrested in Durrës, cocaine doses found hidden in his car
2025-06-01 10:40:20
Merz to meet Trump in Washington on June 5
2025-06-01 10:18:13
Today, June 1st, is World Children's Day.
2025-06-01 10:01:13
Foreign exchange, the rate at which foreign currencies are sold and bought
2025-06-01 09:47:21
After the elections, the "fiscal peace" ends, the "war" begins
2025-06-01 09:24:30
PSG defeats Inter, grabs Champions League trophy
2025-06-01 09:08:08

Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-06-01 08:40:10
Serious in Tale, Lezha! 57-year-old man executed in the yard of his apartment
2025-06-01 08:25:55
Temperatures up to 31 degrees Celsius, weather forecast
2025-06-01 08:15:33
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-06-01 08:01:33
Anemia increases in the population
2025-05-31 22:18:38
Elections, Noka: A farce took place in Albania on May 11
2025-05-31 21:44:55


Jola Hysaj after the result in Durrës: The vote may have been alienated
2025-05-31 20:37:16

He was shot by his compatriot in Podgorica, the young 23-year-old Albanian dies
2025-05-31 19:58:13


Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë
2025-05-31 18:59:42


Russian attacks kill at least seven people in Ukraine
2025-05-31 17:35:43
Study: Half of the world experienced one more month of summer in 2024
2025-05-31 17:10:40




Tragedy in Germany, small plane crashes into a residential complex, two dead
2025-05-31 15:24:43


Wanted by German authorities, 22-year-old arrested at Morina border crossing
2025-05-31 14:39:44
