Flash News

E-TJERA

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në një pallat në ndërtim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi rreth pasdites në rrugën “Brigada VIII”. Viktima është identifikuar si shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç, me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën,” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Latest news