Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena

I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet

Është arrestuar në Tepelenë një 37-vjeçar me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Albion Kalemi, 37 vjeç i lindur në Tepelenë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës.

Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e Albion Kalemi, në Kosovë.

Latest news