Flash News

POLITIKOFF

Erjona Rusi thotë se intervista më e dobët që ka realizuar ka qenë me Jasminën dhe se nuk do donte të intervistonte Ramën

Erjona Rusi thotë se intervista më e dobët që ka realizuar

Erjona Rusi është intervistuar nga kolegu i saj, Flori Gjinaj por kësaj radhe në një tjetër format dhe jo në emisionin e tyre por në " Pushime on Top".

Gjatë intervistës, Erjona Rusi tha se nuk do të donte të intervistonte kurrë Edi Ramën. Po ashtu, moderatorja tha se intervista më e rëndësishme dhe ajo që ka shijuar më shumë ka qenë me Zoran Zaev, ndërsa ajo më e dobëta për moderatoren ishte ajo me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Jasminën.

Pjesë nga intervistaa

Flori Gjini: Intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Erjona Rusi: E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.

Flori Gjini: Intervista më e dobët?

Erjona Rusi: Me një nga vajzat e Për’puthen, Jasmina.

Flori Gjini: Intervista që nuk do të doje të bëjë asnjëherë?

Erjona Rusi: Nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja.

Latest news