Flash News

KRYESORE

Eni Çobani e indinjuar me Agron Llakajn: Nuk mund ta lejoj, po i jap të hajë bukë

Eni Çobani e indinjuar me Agron Llakajn: Nuk mund ta lejoj, po i jap

Avokatja Eni Çobani, e cila drejton rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka shprehur indinjatën me Agron Llakajn, për shkak të imitimit që ai i bën në emisionin “Al Pazar”.

Gjatë një interviste për “Mos i fol shoferit” në Ora News, Çobani ka theksuar se Llakaj e ka shpërfytyruar figurën e saj dhe po ha bukë me këtë gjë.

“Unë nuk e kam problem imitimin... Por çfarë ka ndodhur me profilin tim? Normalisht ai që e bën mban përgjegjësinë e tij.

Si mundet një njeri ta quajë veten artist kur shpërfytyron një njeri duke nxjerrë një figure të pavërtetë.

Më imito dhe  unë do të vij, madje të të përqafoj dhe të jem në krahun tënd, të bëjmë që të dy për të qeshur, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time.

Këtë gjë nuk mund ta lejoj. Unë sigurisht jam njeri i ligjit dhe më është dashur të ballafaqohem dhe me një realitet të miqve të mi që thonë: Përse Eni nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde, sepse ky njeri po shpërfytyron figurën tënde?

I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë.

Por duhet të jesh e bindur që jo vetëm për Enin mbi të cilin është ngritur ky personazh por për një pjesë shumë të madhe të popullit shqiptar që nuk e gjejnë Enin fare në atë figurë. Nuk e di për kë figurë e ka atë të cilën ka ngritur”, ka thënë Çobani.

 

Të fundit