Flash News

KRYESORE

Eni Vasili drejt largimit nga ‘News 24’, po zhvillon negociata me një tjetër televizion

Eni Vasili drejt largimit nga ‘News 24’, po zhvillon negociata me

Gazetarja Eni Vasili është drejt largimit nga televizioni News 24. Politiko.al mëson se drejtuesja e emisionit ‘Studio e Hapur’ është duke zhvilluar negociata me televizionin e ri ‘A2’, që pritet të fillojë transmetimin së shpejti.

Ky emision transmetohet prej disa sezonesh në ‘News 24’, ndërkohë që në sezonin që sapo u mbyll Vasili mori hapësirë të konsiderueshme televizive. Gjithsesi, gazetarja po shikon mundësinë për t’u transferuar në televizionin që zotërohet nga Bashkim Ulaj.

Së fundmi, ‘A2’ i janë bashkuar edhe një numër i konsiderueshëm gazetarësh nga Top Channel dhe RTSH.

Televizioni i ri që po hyn fuqishëm në tregun mediatik shqiptar. Pesë gazetarë braktisin ‘Top Channel’

Të fundit