Flash News

KRYESORE

Eni Vasili e bën ‘sefte’ me Edi Ramën; a do ta presë Blushi ish-kryetarin?

Eni Vasili e bën ‘sefte’ me Edi Ramën; a do ta presë

Top Channel njoftoi se ditën e enjte do të nis transmetimi i emisionit ‘Open’ që do të drejtohet nga Eni Vasili. Ky është emisioni i parë që Vasili do të shfaqet në logon e Top Channel.

Në spotin e publikuar njoftohet se i ftuar i parë i emisionit të ri do të jetë kryeministri Edi Rama, por pa dhënë shumë detaje sa i takon temës. Në spotin prej 28 sekondash më tepër vëmendje i është kushtuar vëmendje njoftimit për nisjen e emisionit sesa të ftuarit të parë.

Prezenca e Ramës në Top Channel do të thotë edhe një ballafaqim me Ben Blushin, një nga kritikët e tij më të mëdhenj në kohën kur ishte në politikë.

A do ta presë Blushi ish-kryetarin e tij, në kohën kur ishte pjesë e PS-së, siç bën Frangaj tek Klani, apo palët vijojë të kenë të njëjtin qëndrim mes tyre. Kjo u mbetet prapaskenave edhe pse ato shpesh herë publikohen edhe në media.

https://www.youtube.com/watch?v=gYw8MYFCAmk

 

 

 

Të fundit