Flash News

KRYESORE

Eni Vasili përlotet gjatë emisionit; qytetarët e kritikojnë ashpër në komente

Që kur faqja zyrtare e emisionit ‘Open’ ka njoftuar se sot do të transmetonte intervistën ekskluzive me Xhisiela Malokun, vajzën e dhunuar nga Rexhep Rraja, qytetarët kanë reaguar negativisht me komente. Në faqen e këtij emisioni janë bërë me dhjetëra komente negative për moderatoren dhe stafin e këtij emisioni, të cilët nxjerrin në intervistë një vajzë të dhunuar, por pa hulumtuar më shumë mbi krimet që janë kryer mbi të.

Ndërkohë, në fillim të emisionit, moderatorja Eni Vasili nuk i ka mbajtur dot lotët kur po fliste për rastin e Xhisielës. Gjithsesi, komentet negative kanë vijuar edhe gjatë transmetimit të intervistës me vajzën e dhunuar nga djali i deputetit të PS.

Anila Hoxha rrëzon në kohë rekord justifikimet e Xhisielës: Ishim atje, e pyetëm me çfarë erdhe dhe na gënjeu

Të fundit