Flash News

KRYESORE

Eno Bozdo: Ekonomia në krizë, regjimi i Hoxhës shpërndante më shumë se regjimi i Ramës

Eno Bozdo: Ekonomia në krizë, regjimi i Hoxhës shpërndante

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, deklaroi se ekonomia në vend është në rënie për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës. Situata negative sipas tij vjen për faktin se ekonomia vihet në funksion të 10-12 miqve, apo familjarëve të Edi Ramës.

“ Vetë raporti i BB i publikuar dy muaj më parë jep disa shifra shumë shqetësuese. Është raport shumë i rëndësishëm, publikohet njëherë në 6 vite. Për rastësi, viti i fundit ishte në 2013-ën. Më lejo të jap dy të dhëna. Në vitin 2019, 36.1 për qind e bizneseve shqiptare deklaronin që ishin hasur me afera korruptive. Kjo shifër në vitin 2014 ka qenë 20/4 për qind. Në vitin 2019, 43.5 për qind e kompanive shqiptare e përcaktojnë korrupsionin si pengesë kryesore për të bërë biznes. Pra shikoni që jemi dyfishuar në konceptim dhe në provë të të bërit biznes", - deklaroi Bozdo për Abc news.

Bozdo thotë se kjo situatë do largojë investimet dhe do shtojë papunësinë

"Ekonomia në pushtet mbahen në dy shtylla. Nëse ekonomia e një vendi hyn në ngërç, kuptohet që kjo që quhet perceptimi për ekonomisë shtylla e sytë nuk mund të mbahet më në këmbë. Investitorët do të largohen dhe kjo do të sjellë ulje të punësimit, pra rritje të papunësisë. Më shumë shqiptarë në nivelin e varfërisë", tha ai duke shtuar ”Konsumi kundrejt vitit të kaluar ka rënë mdi 1 për qind dhe mbledhja e tvsh kja rënë 4.4 për qind jo në krahasim me planin, por në krahasim me atë të vitit të kaluar. Për herë të parë në 30 vite që kaq pak njerëz të kenë në dorë kaq shumë. Regjimi i Enver Hoxhës shpërndante më shumë se regjimi i Edi Ramës. Ky është një problem shumë i madh. Unë pres që të gjithë sektorët të kenë tkurrje, përveç atyre që janë sezonalë që është turizmi.”.

Ai tregoi edhe se çfarë do të bëjë PD në qeverisje për të nxjerrë vendin nga ky dimër ekonomik.

" Kam përshtypjen që kur të realizohet rotacioni nuk do të flitet më për ndërhyrje por për një ribërje nga e para. Ky sistem që është sot duhet shembur dhe duhet të fillojmë të ringrihemi mbi reforma të tjera të qeverisë Basha.

E rëndësishme është ndarja në dy grupe, masat e para do të jenë…supozojmë se sipas rregullave qeveria do të marrë zyrat në shtator, akti i parë i qeverisë është projekt buxheti për vitin e ardhshëm. Këto do jenë masat e para, dhe do japë impakt në 6 muajt e parë. Ndërhyrja pastaj më e thellë strukturore të ekonomisë, siç është bujqësia do të kërkojnë minimalisht 1 vit. Por optimizmi e mban ekonominë gjallë. Ne kemi të gjithë angazhimin dhe njohuritë tona që atin e parë t’ia dedikojmë ekonomisë”.

Të fundit