Flash News

KRYESORE

Enver Hoxha rikthehet sërish, foto e diktatorit në duart e fëmijëve

Enver Hoxha rikthehet sërish, foto e diktatorit në duart e

Enver Hoxha vazhdon të përdoret për të provokuar shqiptarët sikur të mos mjaftonte dhuna dhe terrori që përjetuan për gati 50 vite nën sundimin e ish-diktatorit. Një foto e Hoxhës u është dhënë në duar disa fëmijëve, të cilat e kanë ngritur lart gjatë ceremonisë për 75 vjetorin e Konferencës së Pezës.

Kjo foto e bërë sot në Pezë, fshat i Tiranës, pritet të ngjallë sërish debate të ashpra.

Jo vetëm ish-të burgosurit dhe ish-të përndjekurit, por edhe ambasadorët e huaj në Tiranë kanë dënuar më herët provokime të tilla dhe kërkesës së tyre për mos ripërsëritje të këtij veprimi, organizorët e festës së Pezës nuk i janë përgjigjur pozitivisht.

Të fundit