Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Tufa
Historiani i mesjetës, z. Pëllumb Xhufi, fyen dhe denigron ish-të përndjekurit politikë në veçanti, duke mohuar të vërtetat kriminale që përjetuan të internuarit e kampit komunist të përqendrimit në Tepelenë.Në këtë sulm të përllogaritur e të paramenduar në emisionin “Arena” të Televizionit “Ora News” (më 28, 03. 2018), z. Xhufi zbehu, vuri në dyshim e mohoi regjimin genocidial brenda këtij kampi, që ka ekzistuar në periudhën 1949-1953. Xhufi vuri në dyshim dhe mohoi të vërtetat tragjike të këtij kampi mortor përqendrimi:
a) së pari, duke e përligjur alibinë e tij, se Kampi i Internimit në Tepelenë u ngrit si reagim i shtetit shqiptar ndaj familjeve të mëdha të Veriut, si reaksion ndaj asaj, se pjesëtarët e këtyre familjeve ishin arratisur në Jugosllavi dhe kërcënonin ekzistencën e shtetit me kalimin e kufirit dhe aktet terroriste të “sponsorizuara nga Jugosllavia”, duke u mbështetur nga dy baza, një në Prizren e një në Ulqin. Z. Xhufi këtë akuzë nuk e mbështeti në asnjë dokument, por në ca pleq, që i paskëshin thënë, thëniet e supozuara të të cilëve duhen besuar, si e vetmja referencë shkencore e historianit. Kjo, sipas historianit mesjetar, përligj koncentrimin genocidial të familjeve të tyre dhe tok me drejtuesin e emisionit “Arena” shpikën akuzën tjetër, se gjoja të afërmit e këtyre familjeve kanë vrarë në inkursionet e tyre brenda kufirit 1000 ushtarë e policë, duke iu referuar një interviste të studiuesit dhe ish-kryetarit të SHISH-it, z. Irakli Koçollari, dhënë gazetarit Roland Qafoku, po në “Ora News (6.09.2016). Çuditërisht, në këtë intervistë z. Koçollari nuk thotë asgjë të ngjashme me mendimin e z. Xhufi. Me mungesë dokumentesh, me mungesë referencash, me manipulim thëniesh dhe spekulime të ulëta, z. Xhufi ndërton njëherësh alibinë e fajësisë dhe rideklasimin e viktimave fatkeqe të kampit mortor të Tepelenës, krejt në frymën e PPSH-së dhe diktatorit, sikundërse ka qenë e është nxënës i devotshëm i tyre.
b) së dyti, duke mohuar kushtet ekstreme në kamp, ku përkundër punës sfilitëse, skllavëruese me nga 16 orë, përkundër urisë (me racion prej 550 gramë bukë misri të papjekur mirë), përkundër të ftohtit, mungesës së rrobave, ilaçeve, përkundër epidemive, dhunimeve e përdhunive, që na vijnë përmes dëshmive të dhëna OKB-së nga të arratisurit prej këtij kampi që nga ajo kohë (1955), si dhe prej qindra dëshmive të gjalla që kemi mbledhur nga të mbijetuarit, – z. Xhufi deklaron se kampi i Tepelenës nuk ishte më i keq se kampet e tjera, ai ishte një kamp me “ndërtesa solide, me tulla të ngritura, shumë të rregullta”. Z. Xhufi refuzoi ta krahasonte Tepelenën me Aushvicin, pavarësisht nga shkalla përpjesëtimore e zvogëlimit, duke shtuar, se krahasuar me Aushvicin, Tepelena ishte “një kamp pushimi”.
Në lidhje me këtë pikë, sqarojmë se nazistët i dërgonin hebrenjtë e Aushvicit në gaz e krematorium, ndërsa komunistët e Xhufit jo, ata parapëlqenin t’i vdisnin bashkatdhetarët e tyre nga pak e përditë, me punë rraskapitëse, me uri ulëritëse, me të ftohtë, uri, epidemi, aq sa për një natë vdiqën nga epidemia e dizenterisë 64 foshnja. Gjithashtu, nuk duhet harruar një hollësi e papërfillshme për oreksin estetik dhe etiko-moral të z. Xhufi në gjithë këtë krahasim: nazistët vërtet i vrisnin hebrenjtë, por ama nuk i përdhunonin femrat hebraike, ndërsa komunistët e Xhufit po, (sa e pahijshme kjo për moralin komunist!), i përdhunonin bashkëatdhetaret e tyre të pambrojtura midis atij mjerimi. Se kështu thonë (jo burimet shqiptare, se atyre s’u beson z. Xhufi), po e thotë troç dokumenti i CIA-s.
c) së treti, z. Xhufi vuri në dyshim, shpuri drejt pabesueshmërisë numrin e shifrave të fëmijëve të vdekur (300) dhe nuk e kuptoj si mund ta bëjë këtë një historian, pa pasur një studim apo referencë. Për moralin e njerëzve si z. Xhufi në këtë tragjedi, mjafton të ndërmendim fjalët e F.M. Dostojevskit: “Madje as lumturia më e madhe e botës nuk do t’ia vlente çmimin e një loti në faqet e një fëmije të pafajshëm».
d) së katërti, z. Xhufi përdori manipulueshëm një nga dy dokumentet e CIA-s. Gjithsej janë dy dokumente të CIA-s, tashmë të deklasifikuara e të aksesueshme, por Xhufit dhe drejtuesit të emisionit u interesoi fort t’i referoheshin (qëllimisht) vetëm njërit. Ne i kemi të dy dokumentet e CIA-s, njëri i vitit 1951 dhe i dyti, mban datën 29 maj 1953. Nuk është zor ta kuptosh, se pse z. Xhufi iu përmbajt dokumentit të dytë, të vitit 1953, pasi aty deklarohet se në kapin e Tepelenës vuajnë dënimin 1000 deri 1300 persona, ndërsa në dokumentin e parë, të vitit 1951, raportohet se në kamp ka 3600 të internuar. Në dokumentin e CIA-s të vitit 1951 thuhet: “…Ka 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, i cili është ngritur në fillim të vitit 1949 dhe është më i madhi dhe më i vjetri në Shqipëri, dhe 2000 në kampin e Bedenit në Kavajë. Rreth 70 për qind e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është mes fëmijëve”. Ndërsa në dokumentin e CIA-s të vitit 1954 thuhet: “Në kampin e përqendrimit të Tepelenës mbahen rreth 1000 deri në 1300 persona, më së shumti familje të njerëzve që janë arratisur në Jugosllavi. ….” Pse nuk u ndal dhe te dokumenti i dytë z, Xhufi? Pra, nëse në fillim kanë qenë 3600 të internuar, pse mbetën më 1953 rreth 1000 – 1300 frymë? Ku të kenë shkuar vallë? Në ndonjë kamp pushimi? Mes këtyre 2600 -2300 të internuarve, që paskan firasur, mos ndoshta, rastësisht, gjenden aty dhe ata 300 e kusur fëmijë të vdekur në kamp, që z. Xhufi i trembet ta besojë?
Për të gjitha këto që vërejtëm e të tjera, pa llogaritur cinizmin dhe mungesën njerëzore katastrofike të gjindshmërisë ndaj tragjedisë së kampit të Tepelenës, pa llogaritur sulmin mbi institucionet, Bashkinë e Tepelenës dhe mediave, i bëj thirrje opinionit qytetar, institucioneve dhe forumeve mediatike, të mos jenë indiferentë nga këto fyerje e kërcënime, të mbrojmë standardet tona të lirive demokratike, t’i kundërpërgjigjemi në mënyrë dinjitoze, si njerëz intelektualisht të lirë, revanshit enverist, që kërkon të na rikthejë edhe një herë në izolacionin stalinist të komunizmit.
Nisur nga precedentët e shpeshtë që kanë ngjarë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit me ngjalljen e nostalgjisë recidiviste të veglave e trashëgimisë së diktaturës komuniste, ISKK shtron nevojën urgjente për të hartuar e propozuar një projektligj të mirëmenduar, i cili të përfshijë hiç më pak e hiç më shumë nga ato sa kanë bërë tashmë shoqëritë ish-komuniste të BE-së. Me miratimin e një ligji të tillë gjendet një zgjidhje universale për çdo kundravajtje ligjore. Dhe askush nuk mund të guxojë të përbaltë kujtimin e sakrificave, as të prekë dinjitetin e pjesës më të martizuar të Shqipërisë. Vetëm një ligj i tillë mund ta ndryshojë thelbësisht edhe gjendjen me anën e një dekomunistizimi organik të të gjithë shoqërisë dhe institucioneve, duke nisur nga kurrikulat shkollore e duke mbaruar me pastrimin e hapësirës publike nga simbolet e propaganda komuniste. Vetëm një ligj i tillë do t’i japë fund mashtrimit, manipulimit dhe spekulimit të trashëgimisë enveriste.
*Botuar fillimish në gazetën Panorama (linku këtu). Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38