Flash News

KRYESORE

"Epidemi kartonësh" te Tirana, trajneri Mema ka në rrezik 5 futbollistë

"Epidemi kartonësh" te Tirana, trajneri Mema ka në rrezik 5

Tirana do të udhëtojë drejt Vlorës për të luajtur në transfertë kundër Flamurtarit. Trajneri Ardian Mema ka mundësinë të kthejë menjëherë ekipin te fitorja pas humbjes në derbi, por numri një i stolit po përballet me disa probleme.

Pesë lojtarë kanë nga 3 kartonë dhe rrezikojnë të humbasin sfidën ndaj Laçit në rast se ndëshkohen me një tjetër. Nëse arrijnë në kuotën e 4 kartonëve, atëherë duhet të pushojnë ndaj kurbinasve.

Sulmuesi Michael Ngoo, Idriz Batha, Eni Imami, Grent Halili dhe Jurgen Çelhaka nuk duhet të ndëshkohen. Trajneri Mema me shumë mundësi do të pushojë ndonjërin prej tyre që të mos i rrezikojë të gjithë.

Të fundit