Flash News

KRYESORE

Epidemiologu Alimehmeti: Një tjetër vaksine kandidate kundër SARS-CoV-2 kalon fazën e parë të studimeve klinike

Epidemiologu Alimehmeti: Një tjetër vaksine kandidate kundër

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti shkruan se shtohen mundësitë e zgjidhjes përfundimtare kundër SARS-CoV-2, që ka përfshirë mbarë botën prej muajsh.

Sipas mjekut, një tjetër vaksine kandidate kalon fazën e parë të studimeve klinike.

“Lajm i mire miqtë e mi!

Nje tjetër vaksine kandidate kunder SARS-CoV-2 kalon fazen 1 te studimeve klinike (Moderna).

Grupi kërkimor i udhëhequr nga Kaiser Permanente Research Institute, Seattle (SHBA) njofton se:

Vaksina mRNA-1273 induktoi përgjigje imunitare anti-SARS-CoV-2 te te gjithë individët pjesëmarrës, dhe nuk u identifikua asnjë shqetësim sigurie.

Shtohen vaksinat kandidate, shtohen mundësitë e zgjidhjes përfundimtare!

Artikulli i publikuar dje ne New England Journal of Medicine mund te gjendet ne link”, shkruan mjeku.

Të fundit