Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Epidemiologu i Harvard-it: Virusi nuk mund të ndalet më. 60 përqind e të rriturve mund të infektohen
Marc Lipsitch, 50 vjeç, ka kryer hulumtime intensive për përhapjen e epidemive. Studiuesi i Harvard-it studioi pandeminë shkatërruese të gripit të 1918-1920 si dhe rrezikun e infeksionit nga virusi SARS. Ai beson se patogjeni COVID-19 do të ketë pasoja shumë më serioze.
(Shënim i Politiko.al: Intervista është marrë më datë 10 mars, para se OBSH ta shpallte Covid-19, pandemi).
DER SPIEGEL: Ju parashikoni që deri në 60 përqind të të rriturve mund të infektohen me koronavirusin e ri. A nuk është alarmiste kjo?
Lipsitch: Nuk mendoj kështu. Eshtë natyrisht një projeksion dhe, si çdo projeksion, mund të jetë i gabuar. Por nëse kemi një numër riprodhues të një sëmundje infektive prej rreth dy, që duket se janë vlerësimet që po marrim tani (do të thotë që, mesatarisht, çdo i infektuar transmeton sëmundjen te dy persona të tjerë), atëherë në minimum, gjysma e popullsisë së rritur duhet të infektohet para se përhapja të mund të ndalojë përfundimisht. Ky nuk është një vlerësim i pabazuar, por thjesht matematika themelore e epidemive.
DER SPIEGEL: Në 2003, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi që SARS mund të bëhej një epidemi globale. Në fund të fundit, megjithatë, ka pasur më pak raste se koronavirusi tashmë ka shkaktuar deri më sot.
Lipsitch: Po, por ekzistonte edhe atëherë rreziku që të mund të bëhej epidemi. Sidoqoftë, me SARS, pothuajse të gjitha transmetimet duket se kanë qenë në pacientë simptomatikë, kështu që mund të kontrollohej përhapja më lehtë. Kjo duket se është e ndryshme me virusin që shkakton COVID-19. Dhe detyra jonë si epidemiologë është të mendojmë për skenarë të rasteve më të këqija, kështu që të mund të nxisim veprimet e duhura për të ndaluar një epidemi.
DER SPIEGEL: Nëse parashikimi juaj rezulton i vërtetë, sa njerëz do të vdesin nga koronavirusi?
Lipsitch: Unë nuk dua të spekuloj në këtë kohë. Ne mendojmë se rreth 1 ose 2 përqind e njerëzve simptomatikë vdiqën, por ne nuk dimë se sa njerëz janë të infektuar me të vërtetë. Eshtë si një ajsberg me rastet e rënda në nivelin e lartë dhe ato asimptomatike nën sipërfaqe. Ne nuk do ta dimë se sa e madhe është pjesa e fundit e ajsbergut - dhe kështu shkalla e vërtetë e fatalitetit - derisa shpërhapja të ketë mbaruar.
DER SPIEGEL: A mund të përmbahet ende virusi?
Lipsitch: Unë nuk mendoj se virusi mund të ndalet më. Eshtë tepër vonë për këtë. Në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Gjermani, ne shohim infektime që nuk lidhem me asgjë të njohur më parë. Pra, virusi tashmë është përhapur në nivel lokal. Duket se kjo është një shenjë e gjërave në disa zona që kanë dalë jashtë kontrollit.
DER SPIEGEL: A ka kuptim ende gjurmimi i kontakteve të personave të infektuar dhe vendosja e tyre nën karantinë në shtëpi?
Lipsitch: Unë mendoj se e bën këtë, në kombinim me masat e tjera të kontrollit. Edhe nëse nuk i gjurmojmë të gjitha kontaktet, ne mund të zvogëlojmë numrin e infeksioneve. Ajo që ka bërë Kina në qytetet e veta është efektive. Në fund të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve mund të jetë i ngjashëm, por ne ngadalësojmë ndjeshëm përhapjen e sëmundjes.
DER SPIEGEL: Pse ka rëndësi kjo?
Lipsitch: Para së gjithash, është e rëndësishme sepse spitalet dhe mjekët kanë një kapacitet të caktuar dhe ne nuk duam ta tejkalojmë atë. Dhe së dyti, me kalimin e çdo jave ne po mësojmë më shumë se cilat ilaçe mund të funksionojnë dhe sigurisht që do të kemi protokolle më të mira trajtimi. Nëse do të kishim zgjedhje, më mirë që sëmundja të përhapej gjashtë muaj më vonë sesa tani.
DER SPIEGEL: Japonia mbylli shkollat në mbarë vendin, Italia mbylli universitetet. A është kjo një masë e mirë e shëndetit publik?
Lipsitch: Eshtë vërtetë e vështirë të dihet. Asnjëherë nuk kemi trajtuar një epidemi ku roli i fëmijëve ishte aq i paqartë. Shumica e fëmijëve të infektuar nuk shfaqin simptoma, por ne nuk e dimë nëse ata janë akoma infektivë. Mbyllja e shkollave në të gjithë vendin, edhe atje ku nuk ka shumë raste, duket se është një masë e vështirë për t’u mbështetur. Por në vendet ku ne pamë përhapje të gjerë, patjetër ka kuptim.
DER SPIEGEL: Ju bëtë një hulumtim të gjerë mbi pandeminë e gripit midis 1918 dhe 1920, e cila vrau më shumë se 650,000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara. Çfarë mësuam nga pandemia e gripit?
Lipsitch: Qytetet amerikane reaguan mjaft ndryshe atëherë. Filadelfia nuk bëri asgjë deri dy javë pas rastit të parë të gripit, kur mbylli shkollat dhe anuloi eventet publike. Përkundrazi, St. Louis ndërhyri herët, pas dy ditësh. Shkalla e kulmit të vdekjeve në Saint Louis ishte vetëm një e teta e Filadelfias. Studimi tregoi se nëse qytetet ndërhyjnë në fillim dhe zbatuan distancimin agresiv social, epidemia ngadalësohej dhe ishte më pak vdekjeprurëse në përgjithësi.
*Përktheu: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38