Flash News

KRYESORE

Epidemiologu italian shpjegon kurbën e Shqipërisë: S`ka nevojë për masa kaq shtrënguese

Epidemiologu italian shpjegon kurbën e Shqipërisë: S`ka

Giulio Tarro, epidemiolog italian, duke folur në emisionin “Tempora”, u shpreh se Shqipëria nuk ka nevojë për masa kaq shtrënguese, referuar kurbës së infeksioneve. Terro shpjegoi edhe kurbën e Shqipërisë, e cila i ngjason një “M”-je.

“Duhet të shikojmë kohën dhe numrin e të prekurve. Për kurbën në formën M të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe.

Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, dhe kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese”, tha epidemiologu italian.

Të fundit