Flash News

KRYESORE

Era e fortë shkakton probleme, dëmtohen makinat në Tiranë dhe Vlorë, në Durrës nuk lejohet lundrimi

Era e fortë shkakton probleme, dëmtohen makinat në Tiranë

Era e fortë ka shkaktuar probleme në të gjithë zonën perëndimore të vendit. Disa pemë janë shkulur në Tiranë duke dëmtuar makinat e parkuara. E njëjta situatë është edhe në qytetin e Vlorës, ku pemët kanë përfunduar mbi automjete.

Bashkia e Fierit ka kërkuar nga qytetarët që të heqin vazot nga ballkonet, për të shmangur çdo incident të papritur, ndërkohë që në Durrës është ndaluar lundrimi në det.

Të fundit