Flash News

KRYESORE

Era Rusi: Si po degradohet muzika në Shqipëri nga këngëtaret që shesin fizikun

Era Rusi: Si po degradohet muzika në Shqipëri nga këngëtaret

Këngëtarja  Era Rusi e ftuar në emisionin “Prive” ka treguar për muzikën dhe karrierën e saj, duke lënë mënjanë jetën private. Era foli edhe për koleget e saj, ku tha se çdo gjë e ka një limit dhe e vetmja gjë që po bëjnë është se po shesin fizikun.

 “Unë kam një mendim komplet ndryshe nga se si funksionon tregu sot. Natyrisht, edhe nëpër botë kemi artistë, performues shumë të mirë, por që këndojnë live. Kemi gjithashtu performues shumë të mirë si J.Lo ose Beyonce që përveçse janë të bukura fizikisht, japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë tek njerëzit dhe përcjellin mirësi.”- u shpreh Era.

“Ndryshe nga disa prej artistëve tanë. E kanë degraduar muzikën deri në atë farë feje sa ajo që shesin është thjesht fiziku. Mendoj që kjo deri diku ka një limit, çdo gjë e bukur ka një afat kohor. Mendoj se artistët e vërtetë janë ata që janë ende në treg,” -  ka thënë Era në "Prive".

Të fundit