Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“Erdhe në pushtet me LSI-në, tani koalicionet qenkan të pamoralshme”, Rama: Po përmirësojmë procesin zgjedhor
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndryshimet kushtetuese vijnë për të përmirësuar procesin zgjedhor, kur u pyet në një bashkëbisedim me gazetarët se pse kur erdhi në pushtet në 2013-ën pati koalicion me LSI-në, ndërsa tani që PD mund të vijë në pushtet koalicionet qenkan të pamoralshme
“Koalicionet nuk dhe nuk mund të ndalohen. Në 2013-ën kishim një sistem që kemi fituar.
Pyetja është pa sens, ndërkohë çdo gjë është e përmirësueshme, prandaj bëhen zgjedhjet, e jo më përmirësimi i procesit zgjedhor. Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor.
Nuk është ky thelbi pse atëherë kështu. Nëse Basha mendon se në pushtet vjen me formula dhe rrugë që nuk kalojnë nga vota e qytetarëve, përgatitet për humbjen tjetër. Nuk mendoj se në vendin tonë gjërat ndahen me formula, por atje te mejdani, fiton kush ka më shumë vota.
Nëse PD është e pandashme nga ajo që deri dje Basha e quante SHPK e Monikës nuk i ndalon kush të jenë bashkim me Ndokën, Fate Mediun. Shqiptarët do kenë mundësinë të shohin jo vetëm kush është grupi, por edhe ti japë votën atij që i pëlqen”, u shpreh kryeministri.