Flash News

KRYESORE

"Erdhën si hienat pas shpine", Këlliçi publikon videon si u tërhoq me forcë nga policia: Këto pamje duhet t'i shohë Prokuroria!

"Erdhën si hienat pas shpine", Këlliçi publikon

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia gjatë aksionit për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Teksa ka publikuar një video në facebook, ku shihet qartë sesi ai merret me forcë nga policia, Këlliçi shkruan se ata erdhën si hienat pas shpine, ndërsa kërkon nga Prokuroria të ndërmarrë masat konkrete ndaj kësaj ngjarjeje.

"Sikur te luftonte krimin dhe drogen, njelloj si i suli policine artisteve dhe perfaqesuesve te opozites tek Teatri Kombetar, sot Shqiperia do ishte vendi me i sigurte dhe jo Kolumbia e Europes.

Kushdo qe kishte dyshimin me te vogel se cfare po benim ne kur nisi dhunen policia e krimit, vetem shikoni pamjet! Erdhen si hienat pas shpine! Keto pamje mund ti shohe dhe prokuria, per te cilen jam kurioz se cilat do te nxjerre si justifikime te rradhes ne mbrojtje te Edi Rames!", shkruan Këlliçi.

Të fundit