Flash News

KRYESORE

Erdhi në Shqipëri për një film, u bë me djalë 16 vjeçar; historia e regjisorit homoseksual italian, Gianni Amelio tashmë në libër

Erdhi në Shqipëri për një film, u bë me djalë 16

Amelio ka shkruar romanin Padre Quotidiano, ku rrëfehet historia e regjisorit homoseksual i cili vjen në Shqipëri për filmin dhe përfundon duke birësuar Luanin,  i cili në roman quhet Arben.

Amelio në librin e tij shkruan se si i erdhi propozimi nga babai i sëmurë për të birësuar djalin 16 vjeçar. Ai shprehet se në fillim mendoi për një akt egoizmi, por më vonë kuptoi se bëhej fjalë për një gjest përulësie, sakrifice të një prindi për të lënë të birin që të kishte një të ardhme më të mirë.

Në një intervistë për ‘Corriele della Sera’, i  pyetur se përse ai nuk donte të kishte një djalë, ai u përgjigj, “ Sepse unë kam patur një fëmijëri të vështirë në Kalabri në vitet ’50 që ngjante njësoj si Shqipëria e vitit 1993”.

Më tej regjisori shprehet se ndihet shumë i lumtur pasi Luani i fali atij një familje. Tashmë shqiptari i birësuar në moshën 16 vjeçare ka një familje të tij, ka tre vajza.

Linku origjinal këtu

Të fundit