Flash News

KRYESORE

Erdhi në Shqipëri për të ekzekutuar biznesmenin shqiptar, ekstradohet në Gjermani terroristi i ISIS nga Taxhikistani

Erdhi në Shqipëri për të ekzekutuar biznesmenin shqiptar,

Është kryer ekstradimi nga Tirana drejt Gjermanisë, i Komron Zukurov 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan.

I riu është kapur më datë 29.04.2020, nga Drejtoria e Antiterrorit, Tiranë, pas një punë inestigative dhe falë shkëmbimit me homologët e antiterrorit në Gjermani.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

Rrethanat e ngjarjes:

Ky person, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte "xhihad" në emër të "IS", në kuptimin e një lufte të armatosur kundër "jobesimtarëve", në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.

Dyshohet se erdhi në Shqipëri ai kishte ardhur për të ekzekutuar biznesmenin Albano Aliko për të cilën do të paguhej 40 mijë dollarë.

 

Të fundit