Flash News

KRYESORE

Erdogan acarohet me ministrin e Jashtëm gjerman: Je i vogël që të komunikosh me mua...

Erdogan acarohet me ministrin e Jashtëm gjerman: Je i vogël që

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i ka thënë shefit të diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel që duhet t’i dijë kufijtë tij, pasi ai e ka kritikuar për përzierjen e tij në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

“Ai nuk njeh kufij?! Kush jeni ju që të flisni me Presidentin e Turqisë?! Duhet t’i dini kufjtë”, ka thënë Erdogani.

“A po tentoni të na jepni leksione… sa gjatë keni në politikë? Sa vjeç jeni?”, ka shtuar Erdogani në fjalim, të cilin e kanë transmetuar mediet turke.

Erdogani të shtunën ka ftuar të gjithë turqit që jetojnë në Gjermani që të mos ia japin votën Partisë Kristian Demokrate të Angela Merkelit, Partisë Social Demokrate dhe as Partisë së Gjelbër.  Të tre partitë Erdogani i ka quajtur si “armiq të Turqisë”.

“Për ne nuk ka rëndësi se a na i hap Gjermania dyert a jo”, ka thënë Erdogan.

Gabriel ka deklaruar mbrëmë, që thirrja e Erdoganit paraqet përzierje në problemet e brendshme të Gjermanisë.  Kandidati i PSD Martin Schulz ka qenë edhe më i ashpër, duke thënë që Erdogani këtë herë i ka kaluar të gjitha masat: ”Për këtë arsye ne i përkrahim të gjithë ata që po luftojnë për një Turqi të lirë dhe demokrate”, ka theksuar Shculz.

Rreth 1,2 milion qytetar të Gjermanisë me prejardhje nga Turqia, kanë drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani.

 

Të fundit