Flash News

KRYESORE

Erdogan akuzon SHBA-në: Po përpiqet të vrasë ekonominë turke

Erdogan akuzon SHBA-në: Po përpiqet të vrasë ekonominë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, fajson Amerikën për luhatjet e fundit të lirës. Erdogan akuzon SHBA-në se po përpiqet të vrasë ekonominë turke.

“Jemi përballur me një sulm të neveritshëm mbi ekonominë turke, pasi disa vendime negative të administratës amerikane për vendin tonë janë përdorur si justifikim. Rritja e menjëhershme e kursit të këmbimit në muajin gusht, është dëshmi e një përpjekjeje për vrasje ekonomike“, u shpreh Erdogan, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Paraja turke ra në nivele rekord në muajin gusht, pas vendimit të SHBA-së për të sanksionuar Turqinë për mbajtjen në burg të pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili është akuzuar për terrorizëm.

Të fundit