Flash News

KRYESORE

Erdogan: Drejt Turqisë mund të ketë sërish një valë të re emigrantësh

Erdogan: Drejt Turqisë mund të ketë sërish një

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se në vendin e tij mund të hyjnë me mijëra emigrantë nga Siria, e kjo për shkak të sulmeve të forcave qeveritare siriane në provincën rebele Idlib.

"Aktualisht ka 50 mijë persona që mund të vijnë në territorin tonë nga Idlib-i. Kemi pritur 4 milionë vetë të cilëve do t’i shtohen edhe këta 50 mijë që po vijnë. Ndoshta kjo shifër do të rritet edhe më shumë", tha Erdogan-i në takimin e udhëheqësve të botës myslimane që mbahet në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Provinca Idlib-it në Siri ende kontrollohet nga rebelët, ndërsa mendohet se aty janë të bllokuar rreth 3 milionë persona.

Sipas zyrtarëve turq rreth 200 mijë refugjatë që i kanë shpëtuar sulmit të mëparshëm të qeverisë siriane ndodhen në një kamp pranë kufirit me Turqinë.

kreu i shtetit turk ripërsëriti gjithashtu kritikën e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

"Kemi shpenzuar mbi 40 miliardë dollarë. Nuk ka mbështetje serioze nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe as Bashkimi Evropian nuk po i përmbush premtimet që ka dhënë. Askush nuk po e mban fjalën!", tha ai, ndërsa po përpiqet që të shmangë një tjetër eksod emigrantësh.

Të fundit