Flash News

KRYESORE

Erdogan kërcënon Gylen: Kërkon të vish në Turqi? E di çfarë të pret?

Erdogan kërcënon Gylen: Kërkon të vish në Turqi? E di

Në përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i është përgjigjur deklaratës së armikut të tij, Fethulla Gylen, i cili ka thënë se nëse SHBA do e lejonte, ai do të rikthehej në atdheun e tij.

Erdogan kërcënoi Gylenin duke thënë se nëse kthehet në Turqi nuk e pret një fat i mirë.

“Unë i kam bërë thirrje më parë, përse nuk erdhe? A e ke ti atë guxim? Kur të vish këtu e dinë se çfarë do të ndodhë, e di fatin?”,- është shprehur Erdogan.

Më 15 korrik të vitit të kaluar, në Turqi u tentua të organizohej një grusht shteti, por reagimi i strukturave shtetërore dhe dalja në rrugë e popullit, solli dështimin e atij plani. Erdogani ka akuzuar Gylen si organizator të tentativës për puç, por ky i fundit mohon të ketë lidhje me ngjarjen.

Ambasadori turk shpalos planin për zëvendësimin e shkollave ‘Turgut Ozal’, ‘Beder’ dhe ‘Epoka’ në Shqipëri

Të fundit