Flash News

KRYESORE

Erdogan merr mandatin e dytë si president i Turqisë, fjalët e para pas fitores

Erdogan merr mandatin e dytë si president i Turqisë, fjalët e

Recep Tayyip Erdoğan fiton mandatin e dytë si presidenti i Turqisë. Mbrëmë vonë ai ka shpallur fitoren, ndërsa tha se nuk do të lejohet askush të hedhë hije dyshimi në këto zgjedhje.

“Unë shpresoj se askush nuk do të dëmtojë demokracinë duke hedhur hije në këto zgjedhje dhe rezultatet e saj për të fshehur dështimin e tyre”, citohet të ketë thënë tutje ai.

Agjencia shtetërore Anadolu Agency raporton se me 95.5% të votave të numëruara, Erdogan fitoi 52.72% të votës kombëtare, me 30.75% të kandidatit kryesor të opozitës CHP, Muharrem Ince.

Ndërkohë, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoğan tha: “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend. Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind”, deklaroi presidenti turk.

Presidenti turk tha se do të vazhdojnë me përpjekjet që Turqia të ecë para në çdo fushë, duke shtuar se, “Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023”.

Të fundit