Flash News

KRYESORE

Erdogan: Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë dhe sulmit ndaj ezanit dhe flamurit tonë

Erdogan: Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë dhe sulmit ndaj ezanit dhe

Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë sonë dhe sulmit të drejtpërdrejt ndaj ezanit dhe flamurit tonë, qëllimi është që Turqinë dhe popullin turk ta hedhin në gjunjë, qëllimi është ta na vënë në robëri, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatw video-mesazhit me rastin festës së Kurban Bajramit.

Duke kujtuar se populli turk deri në ditët e sotme ka qëndruar i drejtë për shkak të aftësisë së tyre për të vepruar si një trup, një zemër dhe një poemë, Erdogan theksoi se kjo ishte arsyeja për tejkalimin e të gjitha sulmeve kohët e fundit, që nga përpjekja e grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016 deri te të gjitha sulmet që u refuzuan me vendosmëri.

“Çdo sulm ndaj lirisë sonë, ezanit dhe flamurit tonë me vendosmëri të barabartë i kemi refuzuar”, tha Erdogan.

Ai rikujtoi se Turqia më 15 korrik gjatë refuzimit të tentimit të grusht shtetit tregoi gatishmëri për të mbijetuar në një territor mijëvjeçar me çdo kusht.

“Nuk ka dallim mes sulmit ndaj ekonomisë sonë dhe sulmit të drejtpërdrejt ndaj ezanit dhe flamurit tonë, qëllimi është që Turqinë dhe popullin turk ta hedhin në gjunjë, qëllimi është ta na vënë në robëri. Ata që mendojnë se Turqinë do ta mposhtin me goditjen ndaj vlerës së valutës, ndërsa nuk patën sukses duke përdorur organizata terroriste, çeta të ndryshme tradhtare dhe kurthe, së shpejti do të kuptojnë sa gabojnë. Me ndihmën e Zotit, vendi ynë është mjaft i fuqishëm që të tejkalojë të gjithë këtë. Mjafton të jemi unik”, tha Erdogan, raporton ‘AA’.

Të fundit