Flash News

KRYESORE

Erdogan paralajmërim kurdëve: Nëse nuk respektohet armëpushimi, do të ndërhyjmë edhe më ashpër

Erdogan paralajmërim kurdëve: Nëse nuk respektohet

Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan ka paralajmëruar një operacion edhe më të ashpër ndaj kurdëve nëse sipas tij nuk respektohet armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një fjalimi në Ankara, para nisjes drejt Rusisë për vizitë, Erdogan tha se operacioni ushtarak do të rinisë në verilindje të Sirisë aty ku është lënë, nëse premtimet e Amerikës nuk mbahen.

“Autoritetet tona po e monitorojnë nga afër situatën në terren. Nëse premtimet e Shteteve të Bashkuara nuk respektohen atëherë ne do ta vazhdojmë operacionin aty ku e kemi lënë, por këtë herë, me vendosmëri edhe më të madhe”, u shpreh presidenti Erdogan, i cili tha se rreth 800 luftëtarë kurdë tashmë janë larguar.

Turqia nisi më 9 tetor një aksion ndaj kurdëve në Siri, me argumentin se po çliron kufirin nga “terroristët”. Për pasojë, ka patur disa viktima dhe të plagosur, ndërsa pas 8 ditësh ndërhyri SHBA duke ndërmjetësuar një armëpushim prej 5 ditësh, që t’u jepte mundësi kurdëve të largohen.

Të fundit