Flash News

KRYESORE

Erdogan prezanton kabinetin e ri; Yildirim merr drejtimin e Parlamentit, Cavusoglu mbetet në krye të diplomacisë

Erdogan prezanton kabinetin e ri; Yildirim merr drejtimin e Parlamentit,

Rexhep Taip Erdogan ka prezantuar kabinetin e parë që do të shërbejë nën sistemin e ri presidencial të Turqisë. Numri i ministrave ka zbritur nga 26 në 16 dhe disa prej tyre janë emëruar për herë të parë në krye të një Ministrie.

Ish-kryeministri Binali Yildirim është propozuar që të marrë drejtimin e Parlamentit të Turqisë, ndërsa në postin e zv/presidentit, Erdogan ka përzgjedhur Fuat Oktay, i cili ka shërbyer si nënsekretar në Kryeministri.

Mevlüt Çavusoglu ka ruajtur të njëjtin post në kabinetin e Turqisë duke mbajtur drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

Berat Albayrak është emëruar ministër i Thesarit dhe Financave, ndërkohë që Suleyman Soylu qëndron në postin e ministrit të Brendshëm.

Kabineti i ri i Turqisë:

President: Rexhep Taip Erdogan

Zëvendëspresident: Fuat Oktay

Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül

Ministre e Punës, Shërbimeve Sociale dhe Familjes: Zehra Zümrüt Selçuk

Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit: Murat Kurum

Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu

Ministër i Energjisë dhe Resurseve Natyrore: Fatih Dönmez

Ministër i Rinisë dhe Sportit: Mehmet Kasapoğlu

Ministër i Thesarit dhe Financave: Berat Albayrak

Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Ersoy

Ministër i Arsimit: Ziya Selçuk

Ministër i Mbrojtjes: Hulusi Akar

Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca

Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mustafa Varank

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Bekir Pakdemirli

Ministre e Tregtisë: Ruhsar Pekcan

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Cahit Turan

Të fundit