Flash News

E-TJERA

Erdogani sulmon Francën në internet

Franca është nën sulm: profilet Twitter të disa institucioneve, midis tyre ai i Ministrisë së Ekonomisë, u thyen nga hakera të cilët vendosën mbishkrime dhe një videomesazh në turqisht pro Erdoganit. Një aksion i piraterisë informatike nën hijen e flamurit me gjysëm hënë, sipas Figaro, zgjati 30 minuta.

Sulmi, që zhvillohet në një kontekst diplomtik tejet të tensionuar midis Turqisë dhe Hollandës, përfshiu edhe llogaritë (account) të disa gazetave, midis tyre versionin francez të revistës 'Forbes' dhe të një emisioni televiziv shumë të ndjekur “Envoye special”.

Edhe llogaritë e Amnesty International dhe North American Service e BBC-së përfunduan nën shinjestrën e sulmit informatik për t'u shndërruar në një platformw propagande proErdoganit në vazhdim të polemikës që sheh si kundërshtarë të Turqisë, Gjermaninë dhe Holandën.

Të gjitha sulmet u kryen nëpërmjet Twitter Counter, shërbimi që mudëson mbledhjen e të dhënave të përdoruesve të rrjetit social.

Hakerat postuan një meszh në turqisht, në të cilin pranë kryqit të thyer mbiquhen si naziste Gjermania dhe Holanda dhe premtohet një “shuplakë otomane” për 16 prillin, datë në të cilën do të mbahet referendumi kushtetues në Turqi.

Të fundit