Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Eri Isufaj, 24 vjeç. Nuk i dhamë një pllakë, por një masiv mermeri
Alfred Lela
Erinalda isufaj, 24 vjeç, vdiq një vdekje banale dhe të pamerituar. Të shtunën, në segmentin rrugor që lidh Lushnjën me Beratin, mbi makinën ku udhëtonte vajza bashkë me familjen, ra një bllok disa tonësh i shkëputur nga një kamion që transportonte mermer.
Mediat nuk e lanë pas dore këtë rast. Vdekja është si seksi, shet. Tani asgjë nuk është më sekrete dhe, eulogjitë, që dikur i thuheshin dikujt te kryet e varrit, i gjen në Facebook. Bota është hapur dhe, ashtu e sheshtë, ka rënë e gjitha nën peshën e rëndë të mediatikes. Njerëzit duan të jenë dhe duan të shihen. Nëse nuk shihen mendojnë se nuk ekzistojnë. Deri në vdekje.
Nuk është ky rasti, megjithatë, për hulumtime mbi natyrën e shoqërisë postmoderne, por ama është rasti për të vëzhguar një gjë që është e rrallë dhe e rëndë. Shqipëria dhe shqiptarët e çojnë jetën, të kapur si në një keqkuptim, të zënë ngushtë si mes asfaltit dhe mermerit, ndërmjet primitives dhe modernes.
Moderne ishte e gjitha çka ndodhi të shtunën me Eri Isufajn: Familja që po shkonte apo po vinte nga diku; makina e vogël franceze në të cilën udhëtonin; celularët që ndërronin duart në makinë; mesazhet dhe telefonatat që shkëmbeheshin me shokë e të afërm [hej! si je? jemi këtu? po vijmë! çfarë ka për darkë? shihemi nesër! të përqafoj! puç puç!); asfalti i ri dhe i lagësht i rrugës, guard rails prej alumini special; tabelat e gjelbra që të çojnë diku dhe askund.
Përmbi këtë weekend të shqiptarit ra primitiviteti që ecën bri të gjithë nesh. Si e keqja përbri të mirës; si djalli që nuk i ndahet engjëllit.
Nuk ishte blloku i mermerit, jo, ai primitivitet. Ishte gjithçka lidhej me të dhe është thelbësisht shqiptare: mbi pllakën e varrit të së cilës kur ta varrosim, në mundshim ta vrasim ndonjëherë, mund të shënojmë PAKUJDESIA. Shkujdesi që ia dorëzon jetën rastësisë, nën urimin e përhershëm dhe banal 'hë, se nuk është shkruajtur'... 'inshallah!
Me një urim të tillë duhet të jetë nisur edhe shoferi i kamionit prej të cilit u shkëput shkëmbi monolit që vrau vajzën; një rrahje të tillë mbi shpatullat e fatit duhet të kenë dhënë edhe punëtorët e ngarkim-shkarkimit të firmës së mermerit. Policia rrugore, që mund ta ketë pikasur atë ngarkesë që ndoshta hepohej, nuk është se ka bërë vetë apo ka sinjalizuar dikë për një inspektim. E kanë përcjellë me një 'shkofsh shëndosh!'.
Udhëtarët e tjerë që janë ndërruar me atë kamion, apo ndoshta e kanë parakaluar, thjesht kanë nxituar për të qenë të shpejtë dhe për t'i ikur fatit të keq. Ku e dinin ata se Erinalda dhe familja e saj nuk do të ishin aq të shpejtë. Si është ajo shprehja 'largoje Zot, b...time!".
Autoriteti Rrugor, ditziu që nuk parashikoi dot një herë ditët e zeza të rrugëve të Shqipërisë, mundet ama të parashtrojë një seri rregullash që duhen ndjekur; një kategori gjobash dhe ndëshkimesh të tjera për shoferët e kompanive, shqiptare ose të huaja, që i përdorin rrugët e vendit tonë të përbashkët si të ishin një pluhurishtë dueli në Far West-in Amerikan të fundshekullit 19.
A ka kufizime dhe orare për makinat e tonazhit të rëndë? A ka inspektim për ngarkesat e tyre dhe kushtet teknike të makinerive që i bartin? A ka një limit shpejtësie për to? A ka një test ekstra për shoferët e këtyre mjeteve? E me radhë.
Mendojeni pak: të gjithë vdesin një ditë dhe sajdisen me një pllakë mermeri te koka. Erinalda Isufaj, 24 vjeç, mori pasditen e një të shtune vjeshte disa tonelata mermer mbi shpinën e njomë vajzërore.
Duar të padukshme e kanë shtyrë atë masiv vdekjeje mbi jetën.
Ti, a ke gisht?!
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11