Flash News

KRYESORE

Erion Braçe spiunon dy zyrtarët e lartë tek ministrja Manastirliu: Po shkelin ligjin, merr urgjent masa!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar një foto të presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe sekretarit Ilir Shulku, të cilët shihen duke pirë duhan në një lokal në Elbasan.

Nisur nga ky fakt, Braçe i kërkon Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të marrë masa pasi po shkelin ligjin anti-duhan. “Përse nuk zbatohet ligji për këtë. E nderuar Ministre? Si ka mundësi që ky, ka fituar një status paprekshmerie në raport me ligjin e që i ka dhene të drejten ta shkel kurdo e sido?”, pyet Braçe.

Deputeti socialist, i cili është tifoz i Partizanit ka akuzuar shpesh presidentin e federatës si një person që sipas tij ka marrë peng futbollin shqiptar, ndërsa nuk kanë munguar edhe replikat e ashpa nga Duka, i cili ka quajtur Braçen si një klloung të vogël apo edhe palaço.

Statusi i plotë:

KUSH MA KA ÇAKMAKUN? (Extra Time)

E nderuara Ministre!

A i njeh keta dy boset?

Po i identifikoj se nuk dua tu marr kohe;

Jane Armando Duka-ky djathtas,

ish presidenti Federates Shqiptare te Futbollit por qe e mban ende kete post, Ilir Shulku-ky majtas,

sekretari i ketij ne detyre.

Po pijne duhan ne nje ambjent publik,

te mbyllur!

Shiheni pak,

nuk jane as nga keto cigaret e holla por nga keto rrotullat e medha qe ju zene gjithe gojen e ndotin gati nje sallon te tere me tym te rende!

E nderuar Ministre!

Une di qe eshte ende ne fuqi ligji “Per mbrojtjen e e ahendetit nga produktet e Duhanit”, Ligj me ndalesat e posacme per kete lloj zyrtaresh e jo vetem, shume me gjere se kaq!

Perse nuk zbatohet ligji per kete

e nderuar Ministre?

Si ka mundesi qe ky,

ka fituar nje status paprekshmerie

ne raport me ligjin e qe i ka dhene

te drejten ta shkel kurdo e sido?

As qe e coj ne mendje qe ky dhe, institucioni qe ka drejtuar e ben sikur e drejton, te jete shembull e model ne betejen e shendetshme kunder duhanit.

Por refuzoj te pranoj qe ky te rrembeje nje imunitet ndaj ligjit!

Duhet te zbatohet ligji per kete,

e nderuar Ministre!

E di,

kete pune nuk e ben dot zyrtare me zyrtare, nje inspektoriat i kufizuar ne burime njerezore e logjistike.

Ashtu sic e di fare mire se ligji ngarkon edhe institucione e tjera per te zbatuar kete ligj.

Por, tu them te drejten,

jam shume i bindur se askush tjeter vec jush, nuk i afrohet ti tregoje ligjin ketij tipi.

Beheni ju!

Beheni te paguaj sic ligji thote!

Pra bejeni nje here e vetme kete qe te kuptoj se duhet te zbatoj ligjin,

qe nuk eshte mbi ligjin,

qe nuk e refuzon dot ligjin!

VO: shpresoj shume qe ky, te mos e kete ndezur rrotullen qe mban ne goje me cakmakun tim!!

Të fundit