Flash News

KRYESORE

Erion Isai falënderon Altin Bashën, i kthehet Ledio Lako: E fillove mbarë "politikanin" që ditën e parë

Erion Isai ka dhënë dorëheqjen nga detyrat e tij artistike me të "Dielën Shqiptare" për të udhëtuar në Kolonjë me familjen. Për këtë ai ka bërë një postim në Instagram duke falënderuar bashkëpunëtorët që në daljen e parë të tij televizive e deri më sot. Mes njerëzve që falënderon është dhe Altin Basha, regjisori i "Portokallisë".
Faleminderit që më ndriçuat! Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me ❤ faleminderit! Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër 😀) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë,- shkruan Erjoni.
Por ish-kolegu i tij, Ledio Lako i kë komentuar (disi i zhgënjyer):
Bën mirë që falënderon dhe tregon mirënjohje! Po mendoj se ke akoma listë për të falënderuar. Ndoshta jo si vëllezër por të paktën si kolegë! Gjithsesi suksese në rrugën e re të "politikanit". E fillove mbarë që ditën e parë.
E ndërsa Isai, i ka kthyer:
Ledio Lako lista vërtetë është e gjatë. Mirënjohjen dhe falënderimin për portokallinë e kam thënë disa herë. Kjo s`bën asnjë nga kolegët më pak të rëndësishëm në jetën time.
   

Të fundit